Një këshillë nga Ambasada Amerikane

Një këshillë nga Ambasada Amerikane


Ambasada Amerikane në Tiranë, në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook ka nxjerrë njoftimin e saj lidhur personat që duan të punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ambasada tërheq vëmendjen të mos bien pre e mashtrimeve dhe të bëjnë shumë kujdes në përzgjedhjen e këshilluesit të tyre. Kjo këshillë vlen edhe për të gjithë ata persona, të cilët janë në proces të kërkimit të një vendi pune në SHBA, përmes vizës EB-3 të imigrimit.

Lexo: Ambasada Amerikane në Tiranë, thirrje bizneseve shqiptare për t’u bërë pjesë e Consumer Electronics Trade Show

Një rrugë e duhur për të marrë informacion të saktë zyrtar është përmes: www.uscis.gov. Individët, të cilët kanë aftësitë e kërkuara për vendin e punës, sipas ambasadës, dhe punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin në Sektorin Konsullor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0