Një institucion lehtësues në aplikimin tuaj si startup? Kallz Center ju fton në një seancë informimi - Business Magazine Albania

Një institucion lehtësues në aplikimin tuaj si startup? Kallz Center ju fton në një seancë informimi

Në thirrjen e fundit të granteve për startupet, i cili është i hapur aktualisht, lehtësuesit janë të thirrur në apel për të qenë në krah të startupeve aplikuese.
Në dokumentacionin e aplikimit nga ana e startupit, sipas të dhënave të Ministrisë së Sipërmarrjes, kërkohet edhe një certifikatë shoqëruese nga lehtësuesi, ndërsa pjesë e aplikimit është edhe CV e lehtësuesit që keni përzgjedhur.

Startupet nuk janë të detyruara të aplikojnë me një lehtësues përkrah, por aplikimi rrit mundësitë e përfitimit, pasi në vlerësim ato kanë një pikëzim më të lartë.
Kjo shkon përkrah edhe pikëzimeve të tjera që avantazhojnë startupin, sicc është aplikimi nga startupet femra.
Në një takim të zhvilluar së fundi nga Agjensia e Startupeve dhe insitucionet lehtësuese, qendra formimi, universitete, etj. Drejtori i Agjensisë Arjan Ymeri shpjegoi rolin e lehtësuesve në këtë proces.

Lexo edhe:BERZH mbështet qendrën Kallz në përgatitjen e startupeve për Women Startup Competition Albania

 

Qendra Kallz është një prej këtyre lehtësuesve, që në tre vitet e fundit ka trajnuar dhe mentoruar mbi 120 startupe që vinin nga Shqipëria, por edhe studentë apo sipërmarrës shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Pas trajnimeve dhe seancave të mentorimit ato janë bërë pjesë e kompeticionit të Women Startup.
E rrethuar me një ekip ekspertësh, profesionistë dhe sipërmarrës të gatshëm për të ndarë njohuritë e tyre, Kallz ka mundësinë të jetë në krah të startupeve, në faza të ndryshme të tyre.

Ndaj, nëse je një startup dhe po planifikon të aplikosh në programin e granteve, për t’u informuar mbi rolin e lehtësuesuesit në këtë proces, mund të behesh pjesë e seancës së informimit që do të zhvillohet nga qendra Kallz me 26 Dhjetor, ora 17:00

https://docs.google.com/forms/d/1QR-FmPGFNnCgS6XE_u0FKdS-iyLbzrOh-FloJ3Bmo4k/edit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0