Një influencer-e që fansat e saj e quanin "Perëndeshë e lezetshme", zbulohet se është një grua 58 vjeçare - Business Magazine Albania

Një influencer-e që fansat e saj e quanin “Perëndeshë e lezetshme”, zbulohet se është një grua 58 vjeçare


Një vlogger-e e famshme kineze që më parë mbështetej në filtrat e telefonit për t’u dukur e re, aksidentalisht e zbuloi identitetin e saj të vërtetë si një grua 58-vjeçare, kur rastësisht një problem teknik tregoi fytyrën e saj të vërtetë, raportojnë mediat lokale.

Vlogger-ja, e njohur si “Madhëria e Saj, Qiao Biluo” , ishte duke bërë një video live më 25 korrik, kur një gabim teknik bëri që bukuria e saj të zhdukej, njoftoi platforma e Kinës Lychee News.

Ajo zakonisht përdor një filtër bukurie për t’u dukur më e re në video.

Para gabimit teknik, ajo kishte rreth 135,000 ndjekës në faqen kineze të videove Douyu, tha Lychee News. Fansat e saj më parë e përshkruanin atë si një “perëndeshë të lezetshme” me një “zë të ëmbël dhe shërues”, njoftoi tabloidi i Global Times.

Njerëzit filluan menjëherë të largoheshin nga video-ja, dhe shumë ndjekës meshkuj menjëherë e hoqën abonimin e tyre nga kanali i saj, raportoi BBC.

Ajo që nga ajo kohë e ka pranuar se është 58 vjeç, sipas Global Times.

Megjithatë, ky dështim vetëm sa e ka përmirësuar karrierën e saj online.

Pavarësisht rënies fillestare të ndjekësve meshkuj menjëherë pas gabimit teknik javën e kaluar, popullariteti i saj në të vërtetë është rritur. Që nga mbrëmja e së mërkurës, profili i saj në Douyu ka më shumë se 985,000 ndjekës, ku shumë fansa i kanë dërguar mesazhe inkurajuese.

Ajo gjithashtu ka filluar të marrë sponsorizime nga kompani që shesin softuere bukurie, dhe njoftoi të martën se e ka në plan të regjistrojë një album muzikor, raportoi Global Times.

Por Partia Komuniste mund ta shfrytëzojë këtë rast si një shembull për t’i shkatërruar vlogger-ët.

Qeveria kineze, e cila kontrollon mediat dhe industrinë e lajmeve, është përpjekur të shkatërrojë formën e video-ve live.

Tabloidi i Global Times, e përshkroi “industrinë e influencerëve në internet” si një industri “ku nuk dihet se kush është me të vërtetë pas ekranit, dhe çdo gjë – duke përfshirë informacionin e paligjshëm – mund të transmetohet përmes internetit”.

Tabloidi citoi gjithashtu “analistë” që thoshin se influencerët në Kinë kanë një “ndikim negativ mbi adoleshentët, të cilët nuk janë aq të pjekur sa të dinë se çfarë është e drejtë dhe e gabuar”.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0