Një histori e shkurtër mbi filantropinë - Business Magazine Albania

Një histori e shkurtër mbi filantropinë


Filantropi. Kjo fjalë me origjinë greke, do të thotë “dashuri ndaj njerëzimit” në kuptimin e të treguarit kujdes, të të ushqyerit, zhvillimit dhe forcimit të shprehjes “Çfarë do të thotë të jesh njerëzor” si nga ana e mirëbërësve ashtu edhe nga ajo e përfituesve.

Përkufizimi më konvencional modern i filantropisë është “iniciativat private për të mira publike duke u përqëndruar tek cilësia e jetës.” Kjo kombinon aspektin social shkencor, të zhvilluar në shekullin e 20të, me traditën origjinale humaniste, dhe shërben për të krahasuar filantropinë me biznesin (iniciativat private për të arritur të mira private duke u përqëndruar tek prosperiteti material) dhe me qeverinë (iniciativa publike për të arritur të mira publike që përqëndrohen tek ligji dhe rregulli.)

Raste të filantropisë mbivendosen me rastet e bamirësisë, megjithëse jo të gjitha rastet e bamirësisë janë filantropi dhe e kundërta.

Ndryshimi midis filantropisë dhe bamirësisë qëndron në faktin se bamirësia lehtëson dhimbjet e problemeve sociale ndërsa filantropia përpiqet të zgjidhë problemet sociale duke pasur parasysh shkaqet e tyre në zemër. Ndryshe ky ndryshim mund të shpjegohet me krahasimin kur një të urituri i jep një peshk për të shuar urinë (kjo është bamirësi) ndërsa i mëson si të gjuajë peshk (kjo është filantropi.) Personi që e praktikon filantropinë quhet filantropist.

 

Etimologjia e fjalës “filantropi”

Fjala u përdor së pari nga dramaturgu Aeschylus (Eskili) në Prometheus Bound (shekulli i 5-të BC) për të përshkruar karakterin e Prometeut su “dashurues i njerëzimit” (philanthropos tropos). Ai i dha njerëzve, të cilët nuk kishin kulturë, zjarr (që simbolizonte civilizimin teknologjik) dhe “shpresë të verbër” (optimizëm). Së bashku, ato do të përdoreshin për të përmirësuar kushtet njerëzore dhe për të shpëtuar njerëzimin nga shkatërrimi. Kështu, njerëzit ndryshonin nga të gjitha kafshët e tjera duke u civilizuar me fuqinë e edukimit dhe kulturës (e shprehur në të mira nga të cilat përfitojnë të tjerët.)

 

Filantropia klasike dhe moderne 

Pikëpamja antike greke e filantropisë – se ‘dashuria që duhet të jetë njerëzore” është natyra kyce dhe qëllimi i njerëzimit, kulturës dhe civilizimit – ishte në thelb filozofike duke përfshirë metafizikën dhe etikën brenda saj. Filantropia fillojë të arrijë formën e saj moderne në Epokën e Iluminizmit – pas Luftërave të Fesë në Europën e shekullit të 17-të. Alternativat laike si empirizmi i llogjikshëm dhe shkenca, i bëri filozofët të përqafojnë tendencën drejt një pikëpamje më progresive të historisë. Kjo tendencë arriti një shprehje të pastë në Ilumizmin Skocez sidomos në veprat e Anthony Ashley-Cooper, Konti i 3-të i Shaftesbury dhe Francis Hutcheson i cili propozoi se filantropia është elementi kyc i lumturisë njerëzore të perceptuar si një lloj “fitness”, një lloj jetese në harmoni me natyrën dhe ndërgjegjjen.

Vetë-zhvillimi, i demonstruar në akte apo gjeste të mira kundrejt të tjerëve, ishte rruga më e sigurtë për të jetuar një jetë të kënaqshme, të plotësuar dhe të kënaqshme si edhe për të ndihmuar në ngritjen e një komuniteti të përbashkët.
Ndikuar nga këto ide, shoqata vullnetare dhe mirëbërës të pasur përqafuan aktivitete bamirëse dhe filantropike. Shoqata dhe klube zotërinjsh filluan të dalin në pah në Angli. Klasa e lartë filloi të adaptonte një qëndrim filantropik kundrejt të paprivilegjuarve. Ky aktivizëm i ri social u kanalizua në krijimin e organizatave bamirëse. Moda e klasës së lartë për të bërë akte mirësie çoi në krijimin e organizatave të para bamirëse. Kapiteni, Thomas Coram, i tmerruar nga numri i madh i fëmijëve të braktisur që jetonin në rrugët e Londrës, ngriti një spital (Founding Hospital) në vitin 1741 për tu kujdesur për këto  jetimë.

 

The Founding Hospital

Kjo ishte bamirësia e parë në botë që shërbeu si një precedent për krijimin e shoqatave të tjera bamirëse kudo.

Filantropistë, si kampioni kundër skllavërisë, William Wilberforce, filloi të adaptonte role në drejtimin e fushatave aktive ku lobohej për një çështje dhe për qeverinë për të bërë ndryshime legjislative.

Në vitin 1863, biznesmeni svicerian, Henry Dunant përdori pasurinë e tij për të themeluar Geneva Society for Public Welfare i cili u bë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Gjatë Luftës Franko-Prusiane në vitin 1870, Dunant drejtoi personalisht delegacionet e Kryqit të Kuq që u kujdesën për ushtarët. Ai mori Çmimin e Parë Nobel për Paqen në vitin 1901.

 

Henry_Dunant-young-1024x1024

 

Henry Dunant

Filantropia u bë shumë në modë midis klasave të mesme në Britani dhe Amerikë. Octavia Hill dheJohn Ruskin ishin një forcë e madhë prapa zhvillimit të shtrehimit social ndërsa Andrew Carnegie u bë shembulli i filantropisë në shkallë të gjërë në një Amerikë të industrializuar. Në librin e tij, “Gospel of ëealth” – 1898 – Carnegie shkruan për përgjegjësitë e pasurisë së madhe dhe rëndësinë e drejtësisë sociale. Ai krijoi librari publike në të gjitha vendet ku flitej gjuha angleze. Ai gjithashtu dha shuma të mëdha parash për shkollat dhe universitetet. Filantropë të mëdhenjë të tjerë amerikanë të shekullit 20-të ishin John D. Rockefeller dhe Henry Ford.

Në dekadat e fundit, krijuesit e pasurisë në sektorin e teknologjisë kanë krijuar karriera të dyta në fushën e filantropisë. Ata kanë krijuar fondacione të mëdha.

 

bill-1024x1024

 

Bill & Melinda Gates Foundation në Seattle

Filantropia individuale filloi të ishte ‘shik” për yjet dhe VIPA-t. Filmat dhe televizionet e adaptuan këtë ide. Shumë iniciativa janë ndërmarrë nga individë të pasur si Bill Gates dhe ëarren Buffett. Megjithatë, sipas studimeve të The Chronicle of Philantrophy, të pasurit, (ata që bëjnë $100,000 në vit) japin një pjesë shumë më të votgël – mesatarisht 4.2 % për bamirësi se sa grupi tjetër i më pak të pasurve (midis $50,000 dhe $75,000 në vit)  të cilët japin 7.6 % për bamirësi.

Një histori e shkurtër mbi filantropinë – Materiali i përzgjedhur për këtë artikull u mundësua nga Partnerët Shqipëri. Artikulli u realizua për numrin 6 të Revistës Online të Biznesit. LEXOJENI KËTU!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0