Një frigorifer i veshur me mesazh. SMEG bashkëpunon me Coca-Cola Limited-Edition - Business Magazine Albania

Një frigorifer i veshur me mesazh. SMEG bashkëpunon me Coca-Cola Limited-Edition

Smeg
~3 minuta lexim

Prodhuesit italianë të pajisjeve elektroshtëpiake SMEG, janë të njohur për bashkëpunimet e tyre me brande të profilit të lartë, duke përfshirë: Disney, Lavazza, Dolce & Gabbana, Fiat, etj. Së fundmi, ata kanë shtuar një tjetër emër të madh në listën e partnerëve të tyre: Coca-Cola.

Për nder të 50-vjetorit të reklamës ikonike të Coca-Cola Hilltop, Smeg dhe The Coca-Cola Company, janë bashkuar për të krijuar një frigorifer të veçantë për të pasqyruar temën mbi paqen, komunitetin dhe harmoninë, të cilat janë të rëndësishme tani më shumë se kurrë.

Reklama, e cila ishte inovatore për kohën, u filmua gjatë një ndryshimi kulturor global dhe shfaqi një grup të ndryshëm të rinjsh që këndonin së bashku në majë të kodre në Itali, ku marka Smeg u themelua në vitin 1948. Mbi 70 vjet më vonë, brandi është i njohur për Dizajne ikonike dhe pajisje me cilësi të lartë, duke e bërë çdo kuzhinë të denjë për Instagram.

Modeluar sipas frigoriferit ikonik të SMEG-ut frymëzuar nga retro, frigoriferi SMEG 1971 Unity FAB28 me prodhim të kufizuar është një nga markat e përzgjedhura në Koleksionin Unity të Coca-Cola, i cili gjithashtu përfshin një sërë kompanish të modës dhe bukurisë.

“SMEG është krenar që bashkëpunon me Coca-Cola-n për të promovuar një mesazh tërheqës dhe të rëndësishëm në mënyrën që ne dimë më mirë: duke dizenjuar një produkt të bukur që ndez gëzim në kuzhinë”, tha Paul McCormack, Drejtor Kombëtar i Shitjeve dhe Marketingut, SMEG USA. “Të dy markat kanë dhënë zemrën dhe shpirtin e tyre në këtë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë-dizenjuar dhe me prodhim të kufizuar.”

Lexo: mk | hotel Tirana – Hoteli më i ri me 5 Yje në Tiranë – një Investim Gjerman

Duke shfaqur nuanca dhe imazhe të veçanta, vepra arti unike e frymëzuar nga Coca-Cola mishëron frymën e përfshirjes, diversitetit dhe optimizmit, gjë për të cilën mbahet mend reklama e Harmony. Dizajni i guximshëm që bie në sy do të sigurojë që frigoriferi të jetë një pjesë e spikatur në çdo kuzhinë, duke u përshtatur me shumë estetikë dizajni, duke shtuar një ngjyrë në një kuzhinë krejtësisht të bardhë ose duke u ngjitur me temën e një dizajni të ndritshëm dhe të guximshëm.

Frigoriferi Unity me prodhim të kufizuar do të jetë i disponueshëm ekskluzivisht në showroom-in e SMEG Albania, pranë stadiumit Selman Stermasi, më vonë këtë vit. Klientët tani mund t’i bashkohen listës së pritjes.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)