mk | hotel Tirana - Hoteli më i ri me 5 Yje në Tiranë - një Investim Gjerman - Business Magazine Albania

mk | hotel Tirana – Hoteli më i ri me 5 Yje në Tiranë – një Investim Gjerman

mk | hotel Tirana

mk | hotel Tirana një investim 100% Gjerman, pjesë e Lindner Group, hap dyert e tij për herë të parë më 23 Shtator 2021. Të ftuar në këtë event të vecantë ishin Ambasadore, Drejtues të kompanive partnereve, anëtarë të komunitetit dhe miq të familjes së madhe Tirana Business Park, të cilët patën kënaqësinë që nën një atmosferë festive të përjetojnë eksperiencën mk | hotel Tirana, ku fjala kyçe është cilësia, standarti, përkujdesja ndaj detajeve, por edhe rikthimi, për ta shijuar ashtu me qetësinë që e karakterizon.

Hapja e Madhe ishte parashikuar si një festë e madhe, filloi me pritjen e të ftuarve, fjalën e mirëseardhjes nga Z. Arno Sonderfeld dhe Znj. Stephanie Sieg Farka.

Në foto Z. Arno Sonderfeld dhe Znj. Stephanie Sieg Farka

Z,Arno Sonderfeld dhe Znj. Stephanie Sieg Farka në fjalën e tyrë të mirëseardhjes falenderuan stafin, bashkëpunëtorët, nënkontraktorët dhe të gjithë personat e angazhuar për të ndërtuar një hotel me 5 yje të standardit ndërkombëtar në rrethana aspak të zakonshme. Më pas u premtuan të ftuarve se kjo do të ishte një nga eventet që do të mbanin mend gjatë!

Në foto Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Znj. Mirela Kumbaro

Në foto ambasadori gjerman në Tiranë Z. Peter Singraf

Nën ritmin e violinave të Duo Violins, të ftuarit shijuan birrën dhe verën austriake, prodhim i familjes Lindner.

Në foto Duo Violins

Të lidhur me komunitetin, ashtu si në të gjitha vendet ku mk | hotel operon, edhe në Tiranë, vendosi qe në ditët e tij të para të tregojë që do të jetë krahë kauzave të rëndësishme.

Në foto moderatori Blendi Salaj, përfaqësuesi i SMEG Klodian Sulejmani, kampioni i notit dhe përfaqësues i Down Syndrome Albania Gersi dhe piktori Markel Capo

Prandaj edhe ju bashkuar Fushatës Buzëqesh me SMEG, ku të gjithë të ardhurat nga shitja e Frigoriferit Ikon të SMEG Fab 28, i pikturuar nga piktori Markel Capo, do t’i shkojnë Fondacionit Down Syndrome Albania.

 

Në foto Piktori Markel Capo dhe Kampioni i Notit Gersi

Në foto blerësia e frigorigoriferit FAB 28 Elisabeth Lindner

Pas këtij momenti emocionues, vendi ju la aktiviteteve të tjera të mbremjes, shfaqjes së dritave, performancës së violinave, llotarisë, bartender show, shfaqje me zjarr dhe më pas open party.

Në mk | hotel Tirana do të mund të gjeni gjithcka tre tipe të ndryshme dhomash, për tju përshtatur shijeve dhe qëllimeve të gjithsecilit, pishinë për të rritur dhe fëmijë, fushë tenisi, palestër, kënd lojrash për fëmijë, një restorant ala cart dhe një kënd special për barbeque.

mk | hotel Tirana ka një qasje ndaj stilit modern dhe komodietit maksimal. Shërbimi nga një staf i përzgjedhur me kujdes, është i vlerësuar maksimalisht. Ju do të ndiheni pjesë e familjes së madhe së mk |hotel.

Historiku dhe eksperienca e një biznesi bën diferencën. mk |hotels është krijuar nga një familje gjermane, dhe sot kanë bërë mijëra klientë nga e gjithë bota pjesë të familjes së tyre.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0