Një firmë Kineze reklamash infekton 10 milion pajisje Android - Business Magazine Albania

Një firmë Kineze reklamash infekton 10 milion pajisje Android


Një maluerë i quajtur Hummingbad ka infektuar 10 milione pajisje Android deri më tani, por ajo çfarë është më interesante është se nga vjen. Fillimisht u zbulua nga firma e sigurisë Check Point në Shkurt, hulumtuesit thone se prejardhjen e ka nga Yingmob, një kompani reklamimi me bazë në Kinë, tepër e mirë orgranizuar. Në momentin që infekton dhe vendos një rootkit tek pajisjet Android (duke i dhënë kontroll të plotë), Hummingbad gjeneron $300,000 në muaj nëpërmjet instalimit të aplikacioneve dhe klikimeve të reklamave. Siç e përshkuran dhe Check Point, Hummingbad është një shembull se si kompanitë maluere mbështesin veten e tyre në mënyrë të pavarur.

“Duke i ofruar vetes një pavarësi të tillë, Yingmob dhe grupe të tjera si kjo, përqëndrojn aftësitë e tyre duke dërguar këto fushata maluerësh në drejtime krejtësisht të reja, një trend i cili Check Point beson se do të përshkallëzohet”. “Për shembull, këto grupe bashkojnë burimet e tyre për të krijuar botnets të fuqishëm, ata krijojnë baza të dhënash për pajisjet në mënyrë që të kryejnë sulme të mirë shënjestruara, dhe më pas duke shitur aksesin e përftuar tek ofruesit më të lartë.”

Yingmob thuhet se tashmë kontrollon diku rreth 85 milion pajisje në të gjithë botën. Natyrisht, kompania është gjithashtu në gjendje të shesë akses tek pajisjet e infektuara, së bashku me informacione sensitive. Dhe meqë sulmi i tij është global, shumica e viktimave janë nga Kina dhe India, me 1.6 milion dhe 1.3 milion përdorues të infektuar, respektivisht. Përdoruesit e iPhone nuk janë të sigurt nga Yingmob gjithashtu, hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se grupi është mbrapa maluerit Yispecter në iOS.

 

/ Tech Sot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0