Një epokë e re për Apple! - Business Magazine Albania

Një epokë e re për Apple!

Një epokë e re për Apple!

CEO i Apple, Tim Cook, tha se inteligjenca artificiale (AI) përfaqëson një pikë kthese të padiskutueshme për teknologjinë.

Në një intervistë për Wired të publikuar të mërkurën, Cook diskutoi ndikimin e AI te Apple dhe theksoi se kjo teknologji do të përmirësojë të gjitha produktet e Apple në të ardhmen, duke ndryshuar mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me telefonat, tabletat dhe laptopët e tyre. “AI do të rindërtojë dhe do të hapë një epokë dhe një kapitull të ri për iPhone, iPad, Mac dhe të gjitha produktet tona me kalimin e kohës,” tha Cook. “Sepse mendoj se kjo ndryshon mënyrën se si ndërvepron me produktin.” Cook tha se ai vetë përdor Apple Intelligence për të përmbledhur emailet e tij. Apple funksionon kryesisht përmes email-it, shpjegoi ai, kështu që merr një sasi të madhe mesazhesh nga të gjitha anët, përfshirë nga punonjës dhe klientë. Cook shpjegoi se Apple Intelligence përmbledh dhe prioritizon emailet e tij, në mënyrë që ai të dijë cilat të lexojë i pari.

Lexo edhe:Intervistë për Harper’s Bazaar – Nga skena te studioja: Udhëtimi i modës i frymëzuar nga arti i Felice dhe Dren

Përmirësimet e Siri
Siri gjithashtu mori një rritje përmes AI në tetor, kur Apple lançoi iOS 18.1, i cili i mundëson Sir-it të kuptojë më shumë kontekst, të trajtojë pyetje për mbështetje teknike dhe të kalojë mes komandave me tekst dhe zë falë AI-së. Ka raportime se Apple po përgatitet të lansojë një version të ri dhe të përmirësuar të Siri të bazuar në AI në muajt e ardhshëm. Në intervistë, Cook e quajti veten një “përdorues i fuqishëm i Siri-t” dhe tha se ai është një nga 1.5 miliardë kërkesat që Siri merr çdo ditë. Ai shpjegoi se falë AI-së, më shumë përdorues të Apple do të përdorin Siri dhe do të zhvillojnë një lidhje personale me asistentin zanor. “Unë tashmë kam një marrëdhënie personale me Siri-n, por mendoj se edhe më shumë njerëz do ta kenë, sepse Siri do të bëhet më personalisht i rëndësishëm dhe do të jetë në gjendje të marrë përsipër detyra që nuk ke nevojë t’i bësh vetë,” tha Cook.

Pa kosto shtesë për përdoruesit
Megjithëse AI është e shtrenjtë, duke kushtuar mbi 100 milionë dollarë për trajnim sipas një vlerësimi, Cook thekson se pasja e veçorive të përmirësuara nga AI në produktet Apple nuk do të thotë pagesë shtesë për përdoruesit. Ai theksoi se asnjëherë nuk ka pasur biseda për të tarifuar për shërbime të AI-së, si ato që mund të hartojnë email-e ose mesazhe nga brenda iPhone, iPad dhe Mac. Në vend të kësaj, Apple e sheh AI-në si një përvojë thelbësore për përdorimin e produkteve të saj. Duke folur për origjinalitetin, Cook tha se përdorimi i AI për të bërë të shkruarit më të lëmuar ose më miqësor ende do të thotë që shkrimi mbetet i juaji. “Është ende diçka që vjen prej teje,” theksoi ai.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0