Një dhomë ndërkombëtare e diasporës për sipërmarrjen e ndërkombëtarizuar - Business Magazine Albania

Një dhomë ndërkombëtare e diasporës për sipërmarrjen e ndërkombëtarizuar

Një dhomë ndërkombëtare e diasporës për sipërmarrjen e ndërkombëtarizuar

Gjergji Kajana, kontributor

 Nën organizimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës (DHBD), në 14 shtator u zhvillua në Tiranë samiti i katërt i grave të diasporës shqiptare. Ndarë në tre panele tematike (përfshirja e grave të diasporës në politikë, ekonomia digjitale, promovimi i brand-it “Made in Albanians”) eventi regjistroi pjesëmarrjen e përfaqësuesve qeveritarë e parlamentarë shqiptarë dhe profesionistë të shumtë nga bashkësia kombëtare, me banim jashtë vendit. Duke vendosur në pah aktivizmin e shqiptarëve të integruar në botë zv/ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Artemis Malo deklaroi se “diaspora përbën mekanizimin më të rëndësishëm në nivelin ndërkombëtar të promovimit të imazhit dhe interesave të vendit tonë, krahas atij ekonomik”.

Në ndjekje të një roli, përmes krijimit të ndërveprimeve me operatorë ndërkombëtarë dhe lehtësuar në gjetjen e hapësirave promovuese prej statusit të Shqipërisë si një ekonomi ballkanike në zhvillim (dinamizëm ky me baza në investimet e forta në infrastrukturë e energji dhe flukse turistike në rritje), bashkësia e sipërmarrësve globalë shqiptarë ka gjetur një entitet përbashkues në Dhomën e Biznesit të Diasporës, themeluar në 2019 nën shtysën institucionale ndaj marrëdhënieve me diasporën nisur në 2017-n. Firmat ekonomike anëtare të Dhomës përfshijnë, mes të tjerash, sipërmarrje të sektorëve të pasurive të paluajtshme, produkteve tekstile e ushqimore dhe prodhimi të softuerëve.

Misioni i Dhomës na sintetizohet prej zv/presidentes Elisabeta Katiajtre objektiva afatgjatë: integrimi i biznesit shqiptar atje ku operon, partneritet me synim thithjen e investimeve të huaja direkte, përmes rrjetit të sipërmarrësve shqiptarë në diasporë, bashkëpunim institucional për të nxitur projekte të përbashkëta në funksion të zhvillimit lokal. Në Itali DHBD ka hyrë në kontakte në rajonin e Lombardisë dhe – asistuar nga shoqëria e konsulencës së biznesit Kreston – me partnerë ndërveprimesh për të thelluar njohjet me aspektin ligjor të investimeve në vendin fqinj; në bashkëpunim me Ambasadën e Shqipërisë në Athinë ka nisur dialogu me realitetet sipërmarrëse shqiptare në vendin helenik. Diaspora shqiptare përfshihet aktivisht në projekte për rritjen e kompetencave vepruese të vendlindjes; këto programe drejtohen nga ente të specializuara në thellimin e ndërveprimeve si IOM  e GIZ (Agjencia gjermane e Bashkëpunimit Ndërkombëtar). Duke pasur bazë Italinë, në 2018-2021 IOM organizoi një program që synonte, mes të tjerash, nxitjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri përmes diasporës, profesionistë të së cilës u angazhuan edhe në fuqizimin e aftësive të përfaqësive diplomatike shqiptare në këtë vend fqinj. Në këtë kuadër DHBD u përfshi në zbatimin e një skeme transferimi të njohurive bujqësore në Shqipëri, projekt zhvilluar bashkë me Shoqatën e Kultivuesve Italianë (AIC), IOM Albania e Agjencinë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Tiranë. Në bashkëpunim me GIZ DHBD po punon për ndërtimin e një database të burimeve ekonomiko-profesionale të diasporës shqiptare, projekt për të cilin Katiaj pohon se është në program përfshirja e donatorësh e partnerësh të mundshëm të tjerë për ta realizuar.

Lexo:Fillon regjistrimi i popullsisë në Shqipëri

Në kuadrin e networking ndërkombëtar DHBD ndërvepron me Diplomatic World Institute (DWI), i pranishëm në samitin e 14 shtatorit me drejtuesen Barbara Dietrich, gjithashtu CEO e revistës  Diplomatic World. Mbartës i rregullave të tregut të lirë, DWI përbën një ent ndërlidhjeje mes botës së biznesit e asaj administrative. Bashkëpunimi mes dy entiteve është ndërmjetësuar nga sipërmarrësja Ermelinda Hajdari, qytetare belge e shqiptare dhe themeluese në 2019-n e agjencisë së konsulencës AngLe Agency. Anëtare e WDI e këshilltare e DHBD, në samit Hajdari lajmëroi nisjen e një programi formues drejtuar startup-eve udhëhequr nga gra për t’i pajisur me kompetenca për thithjen e fondeve të BE-së ose atyre private. Nisma do të jetë fryt i bashkëpunimit mes DHBD, DWI e Fondacionit Finnova, i cili ka specializim në mbështetjen ndaj sipërmarrjeve. Sipërmarrësja na jep më tepër detaje mbi projektin: “Në program gratë pjesëmarrëse do të njohin modele të reja sipërmarrjeje, mundësi që të jenë në kontakt me zhvillimet më të fundit në botën e biznesit. Njohuritë e fituara do t’i ndihmojnë të digjitalizojnë sipërmarrjet e tyre”. Gjatë ndërhyrjes në panelin e ekonomisë digjitale Hajdari solli në vëmendje fuqizimin ekonomik femëror duke marrë shtysë nga teknika Six Thinking Hats (Gjashtë Kapele Menduese), metodologji e zgjidhjes së problemeve përpunuar nga psikologu Edward De Bono (1986) dhe mundësuese e shndërrimit të energjive emocionale në krijueshmëri.

Në përfundim të samitit objektivat përfshijnë angazhim nga DHBD e institucionet shqiptare për arritje marrëveshjesh më të detajuara pune, promovim të vazhdueshëm të diplomacisë ekonomike dhe fuqizim të rrjetit bashkëpunues të sipërmarrjes femërore. Nevoja për rritjen e kompetencave të kapitalit njerëzor shqiptar fiton vlerë të shtuar në një kuadër ekonomik kombëtar përshkuar nga rritja e flukseve turistike dhe mbarëvajtje e eksportit, dëshmuar kjo nga rritja e tij me 72% në zonën e shkëmbimit të lirë CEFTA (që përfshin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor e Moldavinë) në periudhën 2018 – 2022. Këto pika tërheqjeje e dëshmi të fuqisë prodhuese kombëtare kanë nevojë të integrohen me përmirësim të thithjes së aftësive nga punëtorët dhe shtim të numrit, cilësisë e pagesës së kësaj fuqie punëtore. Në këtë kuadër zgjerimi horizontesh hyrja tek network-et globale përbën nevojë të menjëhershme projektimi afatgjatë të sipërmarrjes shqiptare dhe veprimtaritë e DHBD fotografojnë një prirje në këtë drejtim të konsolidueshëm.

(Artikulli origjinal, shkruar nga Gjergji Kajana, është botuar italisht në 18  shtator 2023 në median italiane Lanterna Web)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0