Nisin aplikimet për çmimet “Sarajevo Business Bridge 2018”

Nisin aplikimet për çmimet “Sarajevo Business Bridge 2018”


Konferenca kryesore e investimeve në Evropën Juglindore, Forumi i Biznesit i Sarajevës (FBS), do të vlerësojë kompanitë dhe individët që përmes punës së tyre, ideve inovatore dhe punësimit të të rinjve kanë kontribuar në zhvillimin e sipërmarrjes dhe investimeve në rajon. Fituesit do të shpallen më 25 prill gjatë eventit prestigjoz të ndarjes së çmimeve “Sarajevo Business Bridge“.

Çmimet janë planifikuar në gjashtë kategori që përfshijnë; Biznesi i ri i vitit, Biznesi i vitit, Sipërmarrësi i vitit, Punonjësi i ri i vitit, Çmimi i ndikimit social dhe Inovatori i vitit.

Çmimet do të shpallen në ditën e parë të Forumit të 9-të të Biznesit në Sarajevë, në prani të liderëve rajonal e ndërkombëtar të politikës dhe biznesit, gjatë ceremonisë zyrtare që do të mbahet në Parlamentin Boshnjak.

Forumi i Biznesit në Sarajevë, si një platformë kryesore ekonomike në rajon, synon të ndërtojë një mjedis më të mirë biznesi në rajon. Qëllimi ynë kryesor është zhvillimi i sipërmarrjes. Vetëm nëpërmjet network-ut, zhvillimit të tregut dhe punësimit të të rinjve mund të krijojmë ndryshime pozitive në shoqërinë tonë,” tha Amer Bukviç, CEO i BBI Bank. Ai gjithashtu vuri në dukje se aplikimet për Bridge Awards do të jenë të hapura për të gjitha kompanitë rajonale dhe individët të cilët kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme në biznes dhe puna e të cilëve ka patur një ndikim pozitiv në shoqëri.

Përmes njohjes dhe pranimit, Forumi i Biznesit të Sarajevës mbështet kompani lokale dhe individë, veçanërisht ata që kanë krijuar biznese të reja dhe vënë theksin në punësimin e të rinjve.

Tradicionalisht, Bosna Bank International, në bashkëpunim me Grupin e Bankës për Zhvillim Islamik (IDB), organizon Forumin e Biznesit në Sarajevë.

Patronazhi i konferencës së 9-të vjetore të FBS është Presidenca e Bosnje-Hercegovinës me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Këshillit të Ministrave, Qeverive lokale, Dhomës së Tregtisë së Jashtme të BH, Dhomave të Tregtisë së Federatës së BH dhe Republikës Srpska, si dhe shumë kompani të tjera në Bosnje Hercegovinë.

Vitin e kaluar, këto çmime prestigjioze iu dhanë kompanive dhe individëve të shquar nga rajoni. Çmimi për Ndikimin social i është dhënë fondacionit “Hastor“, grupit MSAN është dhënë çmimi për Punësimin e të rinjve, Inovatori i vitit i është dhënë Grupit Gorenje dhe Biznesi i ri i vitit i është dhënë HUB 387. Ndërsa, Biznesi i viti i është dhënë grupit HIFA për kontributet e shumta ekonomike në vitin 2017.

Aplikimet për çmimet “Sarajevo Business Bridge 2018” janë të hapura përmes faqes: http://sarajevobusinessforum.com/awards

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0