Nis rikthimi i ngadaltë i Google, Youtube e Gmail - Business Magazine Albania

Nis rikthimi i ngadaltë i Google, Youtube e Gmail

Google

Duket sikur shërbimet kanë nisur të rikthehen sërish, por me disa mangësi (adresat e Gmail nuk po punojnë ende).

Në tërësi, u duk se një gamë e gjerë e shërbimeve të Google ranë për rreth një orë paraditen e së hënës. Ajo orë që përkoi me orë pune në shumë vende,  duke çuar në një rënie të lehtë në tregtinë për kompaninë Alphabet.

Ky është gjithashtu një alarm kujtues se sa është shtrirë Google dhe sa nga shërbimet tona — produktivitet, argëtim, banesë/shërbime janë të lidhura me një  furnizues të vetëm.

Ne pamë dhe dëgjuam nga të tjerë që shumë shërbime të Google nuk janë. Gmail, YouTube, Google Drive, Google Docs, Maps, Adwords dhe Adsense, Google Pay, Google Home, Nest dhe Chromecast i Google po përjetojnë të gjitha ndërprerje. Me qindra raporte kemi parë deri më tani nga e gjithë Europa, SH.B.A., Kanada, India, Afrika e Jugut, vendet në Amerikën Qendrore dhe Jugore, Australi dhe me gjasë më shumë.

Shërbimet ranë duke filluar nga rreth 11.30 paradite me orën e Britanisë së Madhe. Vetë Google.com duket se ende po punon, megjithëse i ngadaltë.

Disa kanë supozuar se flitet për llogaritë e Google – të cilat gjithashtu nuk po funksionojnë -ndonëse edhe kur përpiqeni të identifikoheni në shërbimet e Google në mënyrë të fshehtë, ato nuk po funksionojnë.

Deri më tani nuk ka patur ndonjë shpjegim për cfarë po ndodh.

Ky cilësohet si një dështim i madh për një sistem që është ndërtuar të jetë një nga drejtuesit më të mëdhenj të trafikut dhe aktivitetit në internet.

Techchrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0