Nio prezanton "Tesla Model X Kineze" për gjysmën e çmimit

Nio prezanton “Tesla Model X Kineze” për gjysmën e çmimit


NIO, start up-i Kinez i makinave elektrike ka prezantuar makinën e prodhimit në masë të parë të saj, e quajtur ES8. Ai është një SUV 100% elektrik i cili është konkurent direkt i Tesla Model X. Për më tepër, kushton sa gjysma e saj.

Çmimi i saj fillon nga 448,000 yuan ($67,697) në Kinë, ndërkohë që Tesla Model X fillon nga 836,000 yuan ($126,328).Por ndonëse konsiderueshëm më e lirë, ajo duket se mund t’a mbajë kompedicionin. Ajo është e madhe mjaftueshëm, all-wheel drive, dhe përshpejton nga 0-100 për 4.4 sekonda. Problemi i vetëm, është se ajo është e disponueshme vetëm në Kinë.

Lexoni: Tesla, të duhet edhe pak që të konsiderohesh makina më e shpejtë

Nio vjen me NIO Pilot. Kompania atë e “comprehensive advanced driver assistance system”. I bazuar në një Mobileye EyeQ4 chip, makina është e paisur me 23 sensorë, duke përfshirë kamera, sensorë dhe sensorë ultrasonic. E gjithë kjo duket goxha impresionuese, por nuk dihet ende se çfarë do të sjellë ajo përsa i përket autonomisë në drejtim.Inteligjencë artificiale mund të gjejmë në brednësi gjithashtu. Ajo ka një sistem infotainment i quajtur NOMI, i cili dëgjon, flet dhe ndihmon shoferët gjatë rrugës.

Një nga gjërat që e le pak pas Nio ES8 nga Tesla Model X është bateria. Ajo ka një bateri 70kWh me të cilën mund të përshkruhen maksimalisht 355 kilometra. Por NIO pretendon se me një karikim prej vetëm 10 minutash makina mund të përshkruaj 100km.

Por do të ketë edhe mënyra të tjera për t’a rregulluar këtë. Kompania thotë se përdoruesit do të krijojë disa stacione të quajtura Powe Swap ku mund të ndërrohet bateria për 3 minuta. Gjithashtu, nëse ndodh të mbarojë bateria diku ku nuk ka stacione karikimi, NIO do të dërgojë Power Mobile. Power Mobile, është një stacion karikimi i lëvizsshëm. NIO planifikon të ndërtojë 1100 Power Swap dhe 1200 Power Mobile deri në vitin 2020.

NIO lëshoi një makinë autonome koncept në Mars 2017, të quajtur EVE. Gjithashtu, kompania prodhon EP9, super makina elektrike me vlerë $1.5 milion. Ajo përshpejton nga 0 në 100kmh për 2.7 sekonda dhe arrin shpejtësi mbi 300km/h

Burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0