Nike hedh në treg atletet që “lidhen vetë” - Business Magazine Albania

Nike hedh në treg atletet që “lidhen vetë”


Fansat kanë pritur me padurim debutimin e atleteve Nike që “lidhen vetë”. Por ato nuk do të jenë të lira. Nike zbuloi çmimin e këpucëve të saj të para “vetë-lidhëse” atletike, HyperAdapt 1.0 – një çmim prej 720 $.

Atletet do të jenë në dispozicion në dy dyqane në New York në 1 dhjetor: ”Nike’s Soho” dhe në “Nike + ClubHouse”.

Kompania konfirmoi gjithashtu se klientët do të mund të porosisin paraprakisht atletet përmes aplikacionit Nike + në 28 Nëntor, duke përdorur opsionin “Reserved for You”.

Nike HyperAdapt është këpuca atletike e para vetë-lidhëse që Nike ka lëshuar për publikun e gjerë.

Mekanizmi vetë-lidhës i këpucëve punon në mënyrë automatike. Kur ju fusni këmbën në atlete, thembra juaj do të godasë një sensor dhe sistemi automatikisht do t’a forcojë.

Pastaj ka dy butona anash për të shtrënguar apo liruar këpucën. Ju mund t’a rregulloni atë deri sa të jetë e përsosur,” tha Tiffany Beers, inovatore në kompaninë NIKE.

Dritat LED në tabanin e këpucëve shfaqin jetën e baterisë së këpucëve, e cila zgjat rreth dy javë.

nike-hedh-ne-treg-atletet-qe-lidhen-vete-business-mag

Burimi: money.cnn.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0