Nga e hëna hapje më e madhe e aktiviteteve. Nuk ka transport publik dhe sport në ambientet e mbyllura - Business Magazine Albania

Nga e hëna hapje më e madhe e aktiviteteve. Nuk ka transport publik dhe sport në ambientet e mbyllura

Rama

Nga e hëna nis hapja totale e aktiviteteve dhe jetës sociale në vend përjashtuar disa kufizime specifike. Kryeministria Edi Rama e ka bërë të ditur këtë gjatë komunikimin në rrjetet sociale.

Sipas tij, “nga e hëna, përveç transportit publik, aktivitet sportive në mjediset e mbyllura, nuk do të kemi më asgjë të mbyllur. Transportin publik ende nuk i hapim. Hiq palestrat, teatrot, kinema dhe klube nate, apo lokale lodrash për fëmijë. Bare, restorante, gjithçka do të jetë e hapur”.

Ai pranoi se ekspozimi do të jetë i lartë, veçanërisht tek baret dhe restorantet duke theksuar se ë shtë  e rrezikshme të ulesh në to dhe të mos respektosh rregullat dhe protokollin.

Lexo: Rama: Gjobë për bizneset që nuk aplikojnë për pagën e luftës

Kufizimi i daljeve do të  vazhdojë  për qytetet që janë shpallur zona të kuqe.

Sipas tij, fasha orare e vendosur ndikon në  dekurajimin e daljeve të tepërta, pasi në zonat e kuqe duhet të mbrohesh. Edhe daljet në  fundjvaë  vazhdojnë  të  kenë  kufizim.

Respektimi i masave duhet të vijojë sidomos gjatë verës tha Rama. Masat shtrënguese në turizëm ai i cilësoi si të domosdoshme, edhe pse kjo do të na japë një turizëm jo si vitet e tjera.

Duke iu referuar rritjes së numrit të të infektuarve dy ditët e mëparshme Rama tha se, në këtë fazë sjellja në raport me rregullat është decizive dhe nuk është çështje ekskluzive e inspektorëve, policisë në momentin e hapjes, por e vetëdijes dhe kontributit shoqëror.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0