Nga 1 Korriku, paga minimale në Shqipëri rritet me 2000 lekë. Bëhet 32.000 lekë - Business Magazine Albania

Nga 1 Korriku, paga minimale në Shqipëri rritet me 2000 lekë. Bëhet 32.000 lekë

paga minimale

Pas gjashtë muajsh, paga minimale do të vendoset në masën 32,000 lekë, duke u rritur me 2,000 lekë. Ministrja e Financave e bëri të ditur këtë gjatë daljes së saj për shtyp, ku bëri një analizë të ecurisë ekonomike të vitit të kaluar dhe pritshmërive për këtë vit.

Ministrja Delina Ibrahimaj tha se, efektet e zbatimit për rritjen e pagës nisin nga 1 Korriku. Ajo është lidhur edhe me ndryshimet në deklarimin e pataksueshëm. Nga 1 Korriku nis deklarimi i tavanit të ardhurave të pataksueshme nga 30,000 në 40,000 lekë.

Sipas saj, “Paga minimale dhe rritja e deklarimit të tavanit të ardhurave, por edhe rritja e pagave për sektorë të tjerë të parashikuar në buxhet nisin nga 1 Korriku i këtij viti. Niveli i pagave në subjektet private përcaktohet nga tregu. Ajo që mund të bëjë shteti në drejtim të politikave të pagave është përcaktimi i pagë minimale, gjithsesi duke u treguar të kujdesshëm që të mos marrë hapa të nxituara që do të ndikonin negativisht në ekonomi. Kjo është edhe arsyeja pse rritja e pagës minimale këtë vit është 2,000 lekë. Nga 30,000 lekë do të shkojë në 32,000 lekë”, tha ministrja. Ajo theksoi se më këtë rritje po tregohet kujdes për të mos rritur pagat tej asaj që ekonomia mund të mbajë”.

Lexo: Erion Braçe: paga minimale të rritet në 40 mijë lekë

Paga minimale prej 30 000 zgjat kështu për një vit e gjysëm. Një vit më parë, në Janari 2021, hyri në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale nga 26,000 në 30,000 lekë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0