Bizneset që kryejnë shërbime apo tregti me institucionet publike duhet të pajisen me certifikatën elektronike. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u kujton sipërmarrjeve që në bazë të ligjit “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar se kanë detyrim që prej datës 1 Janar 2021, të lëshojnë faturë në formë elektronike. Ata duhet të aplikojnë për t’u pajisur me Çertifikatën elektronike për Fiskalizimin.
Detyrimi parësor është për kryerjen e transaksioneve shitje me entet publike. Këto sipërmarrje prej 1 Janarit 2021, kanë detyrimin që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura, vërejnë tatimet.
Po kështu, dhe entet publike, pas kësaj date, për mallrat apo shërbimet e blera nga tatimpaguesit do të pranojnë vetëm Faturën elektronike, e cila do të jetë dokumentacion i vetëm i vlefshëm tatimor për furnizimet e marra.
Lexo: Ndryshimet fiskale që do të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm
Çertifikata elektronike është një nga elementët e domosdoshëm që siguron përdorimin e portalit të faturës elektronike dhe kryerjen e veprimeve me të.
Ky element teknik, shumë i rëndësishëm, për të aksesuar portalin dhe pranuar faturat, sigurohet duke aplikuar online tek Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) nëpërmjet portalit e-albania, në Këtë link