Netflix sapo bëri një ndryshim të zgjuar dhe të thjeshtë. Biznesi juaj duhet ta kopjojë atë - Business Magazine Albania

Netflix sapo bëri një ndryshim të zgjuar dhe të thjeshtë. Biznesi juaj duhet ta kopjojë atë

Kjo është një histori për Netflix dhe një problem shumë të bezdisshëm. Lajmi i mirë është se Netflix sapo njoftoi një ndryshim. Lajmi edhe më i mirë është se, pavarësisht se llojit të biznesit tuaj, vendimi Netflix ofron një shembull intrigues që mund të jetë fitimprurës edhe për ju.

Së pari, njoftimi i Netflix.

Besoj se të gjithë e keni hasur problemin e bezdisshëm për të cilin po flitet dhe i cili nuk është unik vetëm për Netflix. Është pikërisht ajo ndjesi kur kuptoni se po paguani automatikisht çdo muaj për diçka që nuk e përdorni.

Në një postim të fundit në blogun e kompanisë Netflix , Eddy Wu, drejtori i zhvillimit të produkteve, zbuloi se Netflix nuk do të lejojë që kjo të ndodhë me abonentët e saj – të paktën pas një pike.

“Në Netflix, gjëja e fundit që duam është që njerëzit të paguajnë për diçka që nuk e përdorin,” shkroi Wu, kështu që Netflix ka filluar të dërgojë njoftime tek klientët nëse vërehet se ato nuk e kanë përdorur Netflix për më shumë se një vit. “Nëse ata nuk konfirmojnë se duan të vazhdojnë të bëjnë abonimin, ne do të anulojmë automatikisht abonimin e tyre.”

Anulimi automatik është një veprim intrigues dhe në kundërshtim me logjikën e zakonshme. I gjithë modeli i biznesit i shumë ndërmarrjeve të cilat funksionojnë në bazë të abonimeve është që përdoruesit të regjistrohen një herë, të japin të dhënat e kartës së tyre të kreditit dhe në këtë mënyrë të sigurohen abonime dhe të ardhura vjetore, pavarësisht situatave të mëvonshme.

Njerëzit e urrejnë këtë. Sipas fjalëve të Tien Tzuo, të shkruara në gazetën e tij Subscribed Weekly: “Modelet e abonimit për shërbime që nuk përdoren, nuk pëlqehen nga përdoruesit”.

Nëse bëhet një kërkim në Google për “nuk më lejon që të anuloj abonimin”, rezulton se kjo shprehje është kërkuar 1.5 milion herë. Gjithashtu, ju mund të mbani mënd se si Vincent Ferrari u bë i famshëm në internet disa kohë më parë, kur tregoi se çfarë kërkohej për të anuluar abonimin e tij me AOL. Tani, nëse e shqyrtojmë me kujdes njoftimin e Netflix, vërehen tre pika kryesore që duhet të mbahen në konsideratë.

E para është se Netflix thotë se abonimet e paguara që kanë mbetur të fjetura për një vit përbëjnë më pak se gjysma e përdoruesve bazë të Netflix: “vetëm disa qindra mijëra”.

E dyta është se një vit i plotë pa aktivitet është një kohë shumë e gjatë. Mund të mendohet se këtu përfshihen llogari, pronari i të cilave ka vdekur ose që është fizikisht pamundur të përdorë llogarinë e tij. Kështu që pa dashur të zvogëlohet rëndësia e vendimit të Netflix, duket se Netflix po tregohet mjaft konservativ në vendimin e tij.

Ndërkohë, pika e tretë ka të ngjarë të jetë më e rëndësishmja. Në përgjithësi klientët janë mësuar me kompani që mundohet të përfitojnë sa më shumë nga klientët e tyre. Kështu që me këtë vendim Netflix ka treguar vullnet të mirë ndaj klientëve të saj, dhe ky veprim në të ardhmen do të sjellë më tepër fitim krahasuar me humbjet që mund të pësojë kompania nga anulimi i llogarive të papërdorura.

(Netflix gjithashtu thotë se më parë faktorizoi humbjet në udhëzimin financiar që u ofron investitorëve.)

Nëse hidhni vështrimin mbrapa në kohë, ky vendim rezulton si një përllogaritje  e saktë në të cilin planifikimi i kujdesshëm financiar takohet me marketing të shkëlqyeshëm.  Ju mund të mos keni një model biznesi më bazë abonimi si Netflix, por në çdo industri ka probleme me mënyrën e gjenerimit të të ardhurave.

Shumë herë ndodh që për një produkt, klientët nuk arrijnë të kuptojnë koston e prodhimit të tyre ose disa tarifa ekstra që janë bërë standarde  por të cilat mund të bëhen problematike nëse klientët fillojnë kontrollojnë llogaritë e tyre dhe bëjnë disa përllogaritje të thjeshta lidhur me to.

Pra, pavarësisht se nuk sugjerohet të hiqet dorë nga shërbime fitimprurëse, të cilat ofrohen edhe nga konkurrentet tuaj dhe heqja e te cilave do t’ju vinte në disavantazh konkurrues, kompanitë mund të shikojnë mundësinë që të eliminojnë disa veprime ekstreme të cilat mund të turpëronin kompaninë nëse këto veprime do të dilnin në pah. Në këtë mënyrë fitimet që kompania do të merrte nga eliminimi i tyre në të ardhmen do të ishin më të mëdha se  humbjet nga eliminimi i tyre.

Me fjalë të tjera: Hiqni dorë nga një përfitim taktik, përfitoni një avantazh strategjik dhe kënaqni klientët tuaj në proces.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0