Netflix, një platformë jo vetëm për filma dhe seriale - Business Magazine Albania

Netflix, një platformë jo vetëm për filma dhe seriale

Netflix

Netflix Inc., po shënon lëvizjen e tij të parë përtej shfaqjeve televizive dhe filmave, duke u zgjeruar në shërbimin e video-lojërave dhe ka punësuar një ish ekzekutiv të Electronic Arts Inc. dhe Facebook Inc. për të udhëhequr përpjekjet.

Mike Verdu do të bashkohet me Netflix si Zv. President për zhvillimin e lojërave, duke raportuar tek Shefi i Operacioneve Greg Peters, sipas një prononcimi nga kompania.

Idea është të ofrohen video-lojëra në platformën e transmetimit të Netflix brenda vitit të ardhshëm. Lojërat do të shfaqen krahas tarifës aktuale si një zhanër i ri programacioni, i ngjashëm me atë që bëri Netflix me dokumentarët apo specialitetet stand-up. Lajmi i mirë është që kompania aktualisht nuk planifikon të tarifojë shtesë për përmbajtjen.

Netflix ka kërkuar mënyra që të vazhdojë të rritet, veçanërisht në tregjet më të ngopura të tilla si SHBA. Kjo përfshin ndërtimin e programeve për fëmijë dhe hapjen e një dyqani online. Kompania mbetet shumë përpara rivalëve streaming si Disney + ose HBO Max, por ajo shtoi më pak abonentë sesa pritej në tremujorin e saj të raportuar së fundmi.

Netflix do të ndërtojë ekipin e tij të lojërave në muajt e ardhshëm. Kompania tashmë ka filluar reklamimin për pozicionet e lidhura me zhvillimin e lojërave në faqen e saj të internetit.

Video-Lojërat i japin Netflix një mënyrë tjetër për të joshur klientët e rinj dhe gjithashtu ofrojnë diçka që asnjë nga konkurrentët e saj të drejtpërdrejtë nuk e ofron aktualisht.

Në fund të fundit, kjo lëvizje mund ta bëjë më të lehtë për Netflix që të justifikojë rritjen e çmimeve në vitet e ardhshme. Lojërat shërbejnë gjithashtu për të ndihmuar tregun e shfaqjeve ekzistuese.

Shumë nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë shesin opsione lojërash përveç shërbimeve të tyre video. Apple Inc. ka një platformë të quajtur Arcade për lojëra, si dhe një shërbim TV+ për projekte video origjinale, por tarifon shtesë për lojërat.

Lexoni: N-Plus, Netflix po mendon të krijojë një rrjet social kushtuar programeve të saj

/bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0