Netflix humbet 1 milion abonentë në 4 muaj - Business Magazine Albania

Netflix humbet 1 milion abonentë në 4 muaj

Pas një mbretërimi të gjatë si platforma më e përdorur për filma dhe seriale Netflix po përballet me një luftë të ashpër për të ruajtur pozicionin.

Netflix humbi pothuajse 1 milion abonentë midis prillit dhe korrikut, pasi numri i njerëzve që largoheshin nga shërbimi u përshpejtua. Por kjo shifër  nuk ishte aq sa kishte frikë gjigandi i transmetimit.

I pyetur se çfarë mund të ketë ndaluar rënien e mëtejshme të abonimeve, shefi ekzekutiv i firmës, Reed Hastings, tha: “Nëse do të përmednja vetëm një gjë , do të ishte seriali “Stranger things”.

Lexo edhe: Netflix nis turnetë në këmbë në mënyrë që të mund të shihni se ku bëhen shfaqjet tuaja të preferuara

Sezoni i ri i dramës hit ka qenë një sukses fenomenal dhe mund të ketë ndihmuar në ndalimin e eksodit të klientëve të Netflix.

Kompania raportoi humbjen e parë të abonentëve që nga viti 2011 në prill, lajm që u pasua nga qindra shkurtime të vendeve të punës dhe një rënie e mprehtë e çmimit të aksioneve të saj.

Humbjet e abonentëve të raportuara të martën ishin më të mëdhatë në historinë e firmës, me SHBA-në dhe Kanadanë me numrin më të madh të anulimeve në tremujor, të ndjekur nga Evropa.

Ky është një ndryshim i fortë për Netflix-in, i cili gëzoi vite rritjeje në dukje të pandalshme, pasi revolucionarizoi mënyrën se si njerëzit në mbarë botën argëtoheshin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0