Masat e Netflix për ndarjen e fjalëkalimeve kanë nisur në SHBA.
Shërbimi i transmetimit ka filluar të paralajmërojë anëtarët për politikën e re të ndarjes, duke vënë në dukje se llogaritë e Netflix duhet të ndahen vetëm brenda një familjeje të vetme.
“Llogaria juaj Netflix është për ju dhe njerëzit me të cilët jetoni”, tha kompania në një email, të cilin e postoi në rrjete sociale
Emaili vazhdon duke thënë se anëtarët mund të paguajnë një tarifë shtesë – 7,99 dollarë në muaj – për personat jashtë familjes së tyre.
Netflix paralajmëroi se do të shtrëngonte udhëzimet e tij për ndarjen e fjalëkalimeve në një lëvizje për të rritur të ardhurat dhe numrat e abonentëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto