Nëse do të bëhesh i pasur, mos i dëgjo këto gënjeshtra - Business Magazine Albania

Nëse do të bëhesh i pasur, mos i dëgjo këto gënjeshtra


Kemi dëgjuar shpesh të thuhet “Paratë nuk rriten në pemë” apo “Duhen para për të bërë para.”

Këto moto të zakonshme na shtyjnë të besojmë se të bëhesh i pasur është një luks dhe një privilegj i rezervuar vetëm për disa njerëz. Por sipas ekspertëve financiar dhe milionerve të bërë vetë, këto aksioma të njohura janë vetëm disa gënjeshtra.

Kujdes nga këto gënjeshtra nëse doni të bëheni të pasur:

1. Duhen para për të bërë para

Scott Trench, nënkryetari i operacionve në BiggerPockets, ka thënë se shprehja “Duhen para për të bërë para” është një nga gënjeshtrat më të mëdha të cilën njerëzit e besojnë vazhdimisht.

Sipas Trench, çelësi për t’u bërë i pasur është të shpenzosh më pak nga sa fiton dhe ta investosh këtë diferencë.

“Problemi është se njerëzit mendojnë se investimi është diçka të cilën ti nuk mund ta bësh menjëherë ndërsa të pasurit i hedhin të paratë e tyre për investime,” ka thënë Trench. “Të pasurit nuk veprojnë kështu. Ata kërkojnë me kujdes dhe shqyrtojnë çdo mundësi investimi duke e ndjekur atë hap pas hapi dhe duke matur progresin e këtij investimi.”

2. Paratë nuk rriten në pemë

Në natyrë, sigurisht që paratë nuk rriten në pemë. Por në mënyrë figurative, ekspertët financiar thonë se ato rriten.

Steve Siebold, një milioner i bërë vetë dhe autor i librit “How rich people think,” beson se paratë rriten në pemë – vetëm se këto pemë nuk   janë pemë të gjalla por janë ide.

“Ky besim i bën njerëzit të besojnë se paartë janë të rralla dhe të vështira për t’u fituar, në vend që t’i shohin ato si të mjaftueshme dhe për t’i patur është po aq e thjesht sa këmbëngulja në zgjidhjen e një problemi,” ka thënë Siebold. “Ndoshta ato nuk rriten në pemë, por ka disa parime që i bëjën ato të rriten.

Ti duhet ta sfidosh veten për të kuptuar çfarë ato realisht janë dhe pavarsisht asaj që ti je apo statusit që ti ke, ajo që zotëron do të rritet gjithmonë e më shumë.”

3. Njerëzit e pasur janë egoist

Egziston një besim që për të qenë i pasur duhet të jesh egoist. Edhe pse është e vërtetë që pëtr të fituar para nevojitet kohë dhe fokusim, ekspertët financiar thonë se nuk ka asgjë të gabuar të fokusohesh te qëllimet e tua monetare në fillim të punës.

“Masat popullore janë programuar që në fillimet e tyre që t’i vendosin nevojat e të tjerëve përpara nevojave të tyre. Kjo tingëllon si një filozofi e një niveli të lartë apo një ritual shpitëror por ajo është këshilla më e keqe që mund të marrësh kur vjen puna te paratë,” ka thënë Siebold. “Në mënyrë që të bësh shumë para është një periudhë në fillim të ndërtimit të pasurisë ku ti duhet të fokusohesh te vetja dhe te biznesi jot në mënyrë që çdo gjë të shkojë siç duhet. Në momentin që ti arrin një farë mirëqenie, atëherë mund të fillosh të dhurosh për bamirësi apo të bëhesh vullnetar në programe të ndryshme.”

4. Një monedhë e kursyer është një monedhë e fituar

Kjo shprehje popullore sugjeron se të kursesh para është një nga faktorët më të rëndësishëm për t’u bërë i pasur. Problemi me këtë pohim është se ai i inkurajon konsumatorët të fokusohen në kursimin e çdo qindarke – ata mbledhin thërrime pa menduar për copën e madhe.

“Njerëzit duhet t’i shmangin këto metoda të ulëta dhe ta fokusojnë enrgjinë e tyre mendore aty ku duhet: tek paratë e mëdhaja,” ka thënë Siebold.

Nëse ti i përdor të gjitha energjitë e tua për të kursyer shuma të vogla parash pak këtu pak atje, ti je duke humbur mundësit për të fituar më shumë apo për të investuar dhe për të përfituar nga idetë origjinale.

5. Makina, shtëpia apo diploma jote është një pasuri

Shumë nga objektet të cilat ne i mendojmë si investime janë një pengesë për qëllimin tonë drejt mirëqenies.

Sipas Trench, ti nuk duhet t’i shohësh gjërat si shtëpitë, makinat apo diplomat si një investim i zgjuar nëse vërtetë do të bëhesh i pasur. Në fund të fundit, të zotërosh një shtëpi apo një makinë, apo të fitosh një titull, më shumë të shkakton shpenzime mujore. Në varësi të kostos së këtyre blerjeve ti mund të futesh në borxhe për vite me rradhë.

“Sigurisht ti mund të thuash se të zotërosh një makinë është më lirë se të përdorësh transportin publik, të zotërosh një shtëpi është më lirë se të jetosh me qera dhe frekuentimi i universitetit bën që në të ardhmen të fitosh më shumë para krahasur me dikë pa diplomë,” ka thënë Trench. “Por ti duhet të kuptosh se këto nuk janë pasuri nëse aspiron të bëhesh i pasur. Nëse mendon se këto blerje janë investime të zgjuara të cilat mund të të bëjnë të pasur, ajo për të cilën mund të shpresosh është të jesh pjesë e shtresës së mesme.”

Nëse mirëqenia është qëllimi jot, është e rëndësishme të grumbullosh pasuri të cilave iu rritet vlera dhe janë burim paraje në mënyrë të vazhdueshme, ka thënë Trench. Për ta mbyllyr, i rekomandon që blerjet më të zgjuara janë bizneset, aksionet dhe pasuritë e patundshme dhe jo “lukset” si makinat, titujt apo bilancet 401 k.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0