Ju keni punuar pa u lodhur dhe jeni paguar. Kjo iniciativë fillestare që keni ndërmarrë, tani ka një staf prej 100 vetash dhe shitjet po shënojnë momentin e tyre më të mirë. Apo në performancën tuaj vjetore menaxhmimi funksionoi më së miri. Ka ardhur koha të riorientoni veten nëse doni që të arrini sukses si udhëheqës.
Bëhuni më të vetëdijshëm
Mendimet janë të rëndësishme për stafin tuaj, kështu që duhet të jeni të ndërgjegjshëm për fjalët që zgjidhni dhe gjuhën e trupit që përdorni. Punonjësit shikojnë gjithçka që thoni dhe bëni për të kuptuar se çfarë kuptoni dhe si ndjeheni për çdo gjë në lidhje me ata, punën e tyre, të ardhmen e kompanisë etj. “Njerëzit lexojnë edhe veprimet më të vogla,” – thotë Maren Perry, president i Arden Coaching. Ata me lehtësi do t’i keqinterpretojnë ato nëse nuk komunikoni qartë. Edhe veprimet më të vogla mund të merren për keq në rastet kur nuk ballafaqoheni me ta, por zgjidhni të veproni në heshtje. Ndoshta kjo vjen edhe si shkak i problemeve tuaja personale, por stafi juaj ka nevojë për një shpjegim. E thënë sa më thjeshtë shqetësimet e panevojshme mund të ndikojnë që të jeni më të largët me punonjësit tuaj. “Gjithashtu, mos harronin se si arritët deri në këtë pikë të karrierës dhe mos harroni të vlerësoni ata që vazhojnë t’ju shërbejnë në mënyrë të shkëlqyer”,- tha Peter Bregman, themelues i firmës këshilluese të lidershipit Bregman Partners. Këto veprime mund të rrezikojnë rolin tuaj dhe mund t’ju çojnë drejt dështimit. Kolegët dhe ekipi juaj duhet të jenë bashkëpunëtorët tuaj më të mëdhenj, kështu që ju keni në dorë të ndërthurni qëllimet tuaja të përbashkëta.
Lexo: Fraza me 3 fjalë që mund t’ju ndihmojë të merrni vendime më shpejt, sipas Jeff Bezos
Lini mënjanë veset e këqija
“Nëse kapeni pas detajeve apo jeni shumë strikt në punën tuaj duhet të tërhiqeni paksa. Duhet të mësoni të jeni efektiv në udhëheqjen tuaj ndaj stafit”, – tha Perry. Tiffany Masterson, themeluesja e linjës “Drunk Elephant”, krijoi kompaninë e saj në vitin 2012 me vetëm disa kontraktorë. Për vite ajo bëri gjithçka, duke krijuar formula të produktit, trajtimin e shërbimit të klientit, dizajnimin e paketimit, marketingun dhe më shumë. Ndërsa biznesi po rritej, ajo kishte nevojë për njerëz të besueshëm. Sot kompania ka rreth 100 punonjës. “Unë kam një ekip që e dua dhe kam besim. Ju duhet të keni njerëz që besoni tek ajo që ata mund të bëjnë për ju”, – thotë ajo.
Lëviz nga lojtari në trajnjer
Një shenjë dalluese e udhëheqjes së vërtetë është të dish se si t’u japësh të tjerëve fuqinë për të shënuar sukses. “Sa më lart të shkoni, aq më pak ju duhet të kontrolloni dhe aq më shumë duhet të frymëzoni dhe fuqizoni ata në ekipin tuaj”,- tha Bregman. Silluni mirë ndaj njerëzve nga të cilët mësoni cdo ditë. Peter Cancro operon, me të njëjtin biznes për gati 50 vjet. Ai është themeluesi i Subs Jersey Mike’s, i cili tani ka mbi 1.000 ekskluzivitete. Cancro filloi të punonte në dyqan që në adoleshencë. Ai e do biznesin e tij dhe është gati të bëjë cdo gjë për të. Puna i ka marrë një pjesë të rëndësishme të kohës. “Ju duhet të mësoni të jeni një trajner dhe jo një lojtar “, – tha Canro, i cili krijoi një sistem trajnimi dhe mbështetje shumë të fortë për ata që zotërojnë dhe punojnë në ekskluzivitet. Në fillim të karrierës së saj, Kimberley Gardiner, zyrtarja kryesore e marketingut të Mitsubishi Motors North America, ndjeu se duhej të kishte të gjitha përgjigjet dhe të provonte se kishte një vizion të qartë se ku të merrte gjërat. Rezultati përfundimtar, tha ajo, është zgjidhja që përfshin ide të shkëlqyera nga i gjithë ekipi.
Menaxhoni kohën tuaj
Ndërkohë që keni shumë takime pune, ju duhet edhe të menaxhoni e fuqizoni ekipin tuaj. Ndërsa duhet të përgatiteni për mbledhje të rëndësishme, stafi duhet të vazhdojë punën. Kjo i bën mbledhjet e gjata të jenë më të lehta kur puna juaj ecën mirë dhe iu është besuar njerëzve të sigurt.
Kini besim në atë që thoni
Të pranosh veten si udhëheqëse është një proces që zgjat por edhe pak i vështirë. Masterson, i cili kurrë nuk kishte drejtuar një biznes më parë, mori vendime të shpejta. Por ndjehej keq kur vendimet e saj shkonin në atë që propozonte ekipi i saj. Ndërsa kompania e saj rritej, ajo mësonte si t’a bënte këtë më së miri. Në të njëjtën kohë, ajo mbështetet në ekspertizën e atyre që ajo punësoi me përvojë në industrinë e bukurisë, për të arritur aty ku ajo nuk e kishte menduar. Gjërat nuk zgjidhen vetëm duke thënë po…po..po.. çdo staf duhet të ketë njerëz që kundërshtojnë me të drejtë.
CNN
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.