Nëse performanca juaj lë për të dëshiruar, ja disa mënyra për t’a rregulluar atë

Nëse performanca juaj lë për të dëshiruar, ja disa mënyra për t’a rregulluar atë


Vlerësimet e performancës tuaj, herë pas here mund të jenë të pakëndshme dhe jo të duhurat. Por, kur pakënaqësia bëhet e dukshme, atëherë edhe proçesi bëhet më i vështirë për t’u menaxhuar.

Reagimet negative ju heqin dëshirën për të qenë të motivuar, prandaj duhet që kjo pjesë të shmaget dhe kështu shmangen reagimet e këqija, debatet dhe emocionet negative. Mënyra se si e trajtoni veten tuaj pas një tërheqje të vëmendjes, si pasojë e performancës së keqe, do të ndikojë shumë në rrugëtimin tuaj.

Koha për një pushim
Të qëndrosh “i ftohtë” edhe kur merr një mbrojtje apo reagim pozitiv, është shumë e vështirë për secilin që vepron në këtë mënyrë. Ndërkohë, të jesh i qetë dhe i hapur ndaj reagimeve negative e bën punën tuaj më të lehtë.  Nëse do të merrni një paralajmërim apo do t’u tërhiqet vëmendja, duhet të dini se nga shefat është diskutuar shumë rreth jush.

Konfirmoni që keni marrë një mesazh
Nëse jeni të ftohtë ndaj reagimeve dhe nuk shpreheni shumë për emocionet tuaja, duhet të bëni të qartë për të tjerët që i keni dëgjuar shqetësimet. Për t’a konfirmuar këtë, McIntyre sugjeroi të shpreheni në këtë mënyrë: “E kuptoj shqetësimin tuaj për afatet e humbura” ose “Unë e kuptoj se duket se ka disa çështje shqetësuese në lidhje me kolegët e mi dhe unë jam e shqetësuar për këtë pjesë”.

Krijo një plan
Ju nevojitet krijimi i një plani në lidhje me problemet e identifikuara? “Vendosni se çfarë duhet bërë për të korrigjuar, jo për ta anuluar”, – thotë Lisa Rangel, drejtoresha e Chameleon Resumes. Pasi të keni një plan, kërkoni një takim me menaxherin tuaj për t’a shqyrtuar atë dhe për të marrë informacionet bazë”. Duhet të caktoni një qëllim të arsyeshëm, për të cilin duhet të jenë të gjithë dakord në mënyrë reciproke.

Kthehu tek kalendari
Mos lejoni që një vit apo gjashtë muaj të kalojnë pa një vlerësim të performancës tuaj. Kërkoni më shumë kontrolle të rregullta për të vlerësuar progresin tuaj. “Ju dëshironi një strukturë raportimi më të zakontë dhe të shpeshtë, kështu që mund të tregoni se jeni të interesuar t’a ndryshoni sjelljen”, tha Rangel. Duke kërkuar një rishikim formal pasues ju jepet mundësia të shikoni pozitivisht arritjet tuaja. Gjithashtu, mund të bëni përditësime të rregullta përmes postës elektronike, ose një dokumenti të përbashkët që tregon progresin tuaj.

Lexo:  6 arsye befasuese pse menaxherët e rinj kanë performancë më të mirë se menaxherët me përvojë

Bëni lëvizje
Ju nuk keni nevojë të filloni të qëndroni në zyrë gjatë gjithë kohës. E rëndësishme është që plani juaj të hyjë në veprim sa më shpejt. Shpesh, duhet të punoni dhe me orë të zgjatura. Duhet të bini dakord të kryeni punën tuaj saktë që të keni një sukses dhe jo sa orë duhet të qëndroni në zyrë.

Bisedoni me të tjerët
Nëse jeni gjendur tërësisht para një vlerësimi negativ dhe po luftoni me të vërtetë të kuptoni kritikën, bisedoni me kolegë të besueshëm që e njohin punën tuaj. Mos bëni biseda të mërzitshme, thjesht kërkoni një mendim të sinqertë. Nëse nuk keni siguri, është koha të gjeni një mentor, që t’ju ndriçojë në rrugën tuaj.

Kthejini gjërat në avantazhin tuaj
Mënyra si reagoni ndaj vlerësimit tuaj negativ mund të ketë ndikim direkt në markën tuaj personale! Ju mund të trajtoni vështirësitë në mënyrë elastike dhe kjo do t’ju ndihmojë të përqendroheni më shumë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0