Prodhuesi kinez “Xiaomi” ka prezantuar këtë fundjavë një telefon të zgjuar për t’u pasur zili. Ai është 5 inç dhe kushton vetëm 107$.
Telefoni quhet Redmi 3 dhe dhe përfaqëson një kopje të iPhone 6 sa i përket dizajnit. Sigurisht “Xiaomi” e ka blerë patentën me lejen e “Apple”.
Redmi 3 vjen në treg vetëm 6 muaj pas modelit prej plastike Redmi 2 dhe me një kapacitet të dyfishuar të baterisë nga 2200 mAh në 4100 mAh.
Ky model ka një memorie të brendshme 16 GB por ajo mund të zgjerohet deri në 128 GB me karta microSD. Ai ka 2 GB RAM, peshon 144 gram dhe është 8.5 mm i trashë.
Prodhuesi kinez ka korrur sukses këto dy vitet e fundit, pasi vetëm në 2014-ën ka shitur mbi 65 milionë telefonë të zgjuar në mbarë botën.
/Ky artikull u publikua së pari nga Techsot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto