Në Shqipëri ne përdorim shumë motive të huaja. Pse të mos përdorim ato shqiptare? - Business Magazine Albania

Në Shqipëri ne përdorim shumë motive të huaja. Pse të mos përdorim ato shqiptare?


Emri i projektit: Motive Shqiptare

Anëtarët e ekipit:

Enes Kristo / 16 vjeç / Shkollë e Mesme

Xhoi Rapi / 17 vjeç / Shkollë e Mesme

Motive Shqiptare  është fituesi i dytë i Startup Weekend Tirana. Ishte ky event i cili bashkoi forcat me fondacionin suedez Trashëgimi Kulturore pa Kufij (CHwB) për të sjellë për tre ditë (29 -31 Maj, 2015), prezantimin e studentëve e profesionistëve të rinj të planeve të tyre të biznesit, me synim rritjen e rolit të trashëgimisë kulturore në zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

Enes Kristo dhe Xhoi Rapi flasin në këtë intervistë ekskluzive për Infoalbania për këtë projekt dhe si e përjetuan këtë eksperiencë dhe Startup Weekend Tirana:

Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj ?

Në Shqipëri ne përdorim shumë motive të huaja. Pse të mos përdorim ato shqiptare? Qëllimi i biznesit tonë është të mbledhë motivet kulturore shqiptare në paketa, qofshin ato fizike ose dixhitale.

Cfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben?

Këto paketa do të bëjnë të mundur që njerëzit ta kuptojnë më mirë kulturën tonë. Më të interesuarit janë emigrantët e diasporës, turistët dhe pse jo të gjithë shqiptarët

Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga Startup Weekend?

Ishim duke shpresuar për më të mirën; ideja na erdhi atë ditë. Punuam shumë që të fitonim ama, meqenëse ishim më pak sesa grupet e tjera.

Ishte hera e parë që merrnit pjesë?

Për të dy ishte hera e dytë në fakt. Vitin e kaluar madje unë (Enes) isha pjesë e grupit që mori vendin e parë.

Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?

Shpërblim për inovacionin dhe mundin.

Vlerën e çmimit të fituar për cfarë do ta përdorni?

Sigurisht për të punuar me projektin tonë. Neve do përpiqemi të ftojmë ekspertë të fushave të ndryshme që të na ndihmojnë të finalizojmë paketat. Gjithashtu hostimi falas për 1 vit do të na rregullojë lehtësisht pjesën e E-commerce.

Ku e shikoni biznesin tuaj pas 6 muajsh? Po pas 1 viti?

Jemi të bindur që pas 6 muajsh ne do ta kemi vendosur projektin mbi themele të sigurta, dhe pas një viti do të kemi mbaruar punën me mbledhjen bazë. Dhe kemi për të bërë vetëm përmirësime.

A ju duhet ndihmë e metejshme për ta hedhur biznesin në treg?

Siç e thamë, na duhen së pari njerëz të fushës. Së dyti do të ishim të interesuar mbi njerëz që janë marrë me E-commerce edhe SEO.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0