Në shitje shtëpia e familjes së princeshë Dianës. - Business Magazine Albania

Në shitje shtëpia e familjes së princeshë Dianës.

Prona katërkatëshe ndodhet në Mayfair, në Londër dhe është e përbërë nga një sallë pritjeje, një dhomë pritjeje, një bibliotekë, dy dhoma gjumi me gardërobë dhe banjë private dhe parking privat nëntokësor. Gjithashtu, është i pajisur me ashensor që lidh të gjitha katet.

Kati i fundit është suitë e pavarur, me një dhomë gjumi, dhomë ndenjjeje, tarracë, dhomë zhveshjeje dhe një banjë. Ka edhe dy dhoma gjumi në katin e poshtëm përdhes, të shoqëruara me dy tualete, një dhomë tjetër zhveshjeje dhe një kuzhinë

Në këtë shtëpi, princeshë Diana u prezantua për herë të parë me familjen al Fayed në një darkë në vitin 1996.

Që nga fillimi i viteve 2000, shtëpia u përkiste themeluesve të Pyms Gallery në Mayfair, Alan dhe Mary Hobart.

Por pas vdekjes së zotit Hobart, në vitin 2021 dhe vdekjes së zonjës Hobart në fillim të këtij viti, shtëpia ka dalë në shitje me udhëzimet e ekzekutuesve të tyre.

“Me lidhjet e saj aristokratike dhe mbretërore, ne parashikojmë interes të konsiderueshëm për këtë shtëpi nga blerës të zgjuar në mbarë botën. Është një shtëpi trofe me një histori të shkëlqyer”,- tha Danish Arif, kreu i shitjeve të Mayfair në agjentët e pasurive të patundshme “Chestertons”.

Blerësit e interesuar duhet të kenë parasysh se prona ka dalë në shitje me një çmim prej 10.95 milionë paund.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0