“Në rafte nuk ka më libra”. Kriza e zinxhirëve të furnizimit prek edhe industrinë e shtypshkronjave - Business Magazine Albania

“Në rafte nuk ka më libra”. Kriza e zinxhirëve të furnizimit prek edhe industrinë e shtypshkronjave

Kriza e zinxhirit të furnizimit gjatë vitit të kaluar ka prekur edhe industrinë e botimit të librave.   Në fillim të janarit, një anije e madhe detare që vinte nga Tajvani u bllokua në mes të Atlantikut, mbërritja e saj në portin e Nju Jorkut u vonua për shkak të bllokimit të portit. Moti i butë – dallgë të mëdha dhe erëra të fuqishme oqeanike – rrëzuan 60 kontejnerë në bord. 89 kontejnerë të tjerë u dëmtuan ndërsa anija u rrotullua në dallgë.

Brenda kontejnerëve ishin dy libra gatimi të shumëpritur të planifikuar për t’u botuar këtë pranverë: “Turqia dhe ujku” nga kuzhinieri i Nju Orleans, Mason Hereford dhe “Darkë vetëm Për Një” nga kolumnistja e New York Times, Melissa Clark.

Humbja e librave në detet e stuhishme pothuajse duket si një metaforë shumë e përshtatshme për tendosjen dhe kaosin që pandemia e koronavirusit ka shkaktuar në industrinë e botimeve, ndërsa ajo lufton për të përballuar çështjet e furnizimit, mungesën e letrës dhe një rritje të kërkesës.

Lexo edhe: FMN ul parashikimin e saj për rritjen globale me 0.4%. Këto janë shkaqet

Efektet e krizës kanë qenë të gjera: edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka pohuar, duke u ankuar në median amerikane “Fox Neës” për vonesat në printimin e më shumë kopjeve të një libri fotografik të presidencës së tij, të titulluar “Udhëtimi ynë së bashku”.

Sipas Trump, publikuesi i librit i tha: “Epo, ne kemi një problem: nuk mund të marrim letër. Ne nuk mund të marrim bojë. Nuk mund të marrim ngjitës. Nuk mund të marrim lëkurë për kopertinat.”

Ndërsa këto çështje janë të reja për Trump, industria botuese ka përjetuar vështirësi në zinxhirin e saj të furnizimit për muaj të tërë, duke ndikuar në datat e publikimit dhe disponueshmërinë e titujve të rinj.

Kriza në zinxhirin e furnizimit të industrisë së librit përkon me rritjen e kërkesës për libra të shtypur gjatë pandemisë. Shitjet e librave të shtypur në SHBA u rritën me 8.9% në 2021 krahasuar me 2020, që tashmë ishte 8.2% në krahasim me 2019.

The Guardian 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0