Në disa restorante të Nju Jorkut, klientët që afrohen për të bërë porosinë përballen me një pamje të pazakontë, në vend të një punonjësi pas banakut, i pret një fytyrë në ekran. Arkëtari është mijëra kilometra larg, në Filipine dhe punon në kohë reale përmes Zoom-it.
Për pronarët e bizneseve të vogla, kjo është mënyra e vetme për të mbijetuar në një qytet ku qiratë dhe pagat janë rritur në nivele të papërballueshme. Me vetëm 3.75 dollarë në orë, ata sigurojnë një staf të qëndrueshëm, ndërsa klientët marrin shërbimin e zakonshëm, edhe pse nga një tjetër kontinent.
Por ky eksperiment i ri po ngre pyetje të mëdha, a është ky hapi i parë drejt zhdukjes së punëve njerëzore? Nëse një arkatier mund të menaxhojë porositë përmes një tableti nga Filipinet, sa larg jemi nga momenti kur inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë tërësisht njerëzit?
Ekspertët thonë se teknologjitë e njohjes së zërit dhe imazhit mund të marrin shumë shpejt këtë rol, duke krijuar një sistem ku nuk ka më nevojë për njerëz pas ekranit, as në skajin tjetër të botës.
Ky fenomen, që po përhapet me shpejtësi, është më shumë se një mënyrë për të kursyer para, është një paralajmërim për mënyrën si do të duket e ardhmja e punës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.