Në ndihmë personave me aftësi të kufizuara, Bashkia e Tiranës nis punën për vendosjen e sinjaleve zanore tek semaforët - Business Magazine Albania

Në ndihmë personave me aftësi të kufizuara, Bashkia e Tiranës nis punën për vendosjen e sinjaleve zanore tek semaforët

Në ndihmë personave me aftësi të kufizuara, Bashkia e Tiranës nis punën për vendosjen e sinjaleve zanore tek semaforët

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për vendosjen e sinjaleve zanore për rritjen e standardit të aksesueshmërisë në shërbim të komunitetit “PAK”.  Ekipi i Mirëmbajtjes së Sinjalistikës u kujdes për aktivizimin e pajisjeve në ndihmë të  “Personave me Aftësi të Kufizuara”, duke jua lehtësuar kalimin pranë vijave të bardha gjatë kohës së  semaforit me dritë jeshile.

Bashkia e Tiranës ka miratuar dhe planin Social të Aftësisë së Kufizuar 2022 – 2024, qëllimi i të cilit është të vazhdojë promovimin dhe mbështetjen e gjithëpërfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në jetën social-ekonomike duke patur në vëmendje të vazhdueshme përmbushjen e detyrimeve të KDPAK përmes masave specifike.
Lexo: G7 dënon rrëmbimin e udhëheqësit të centralit bërthamor nga Rusia

Plani Lokal Social për Personat me Aftësi të Kufizuar ka si qëllim, së pari, të realizojë aksesueshmërinë në mjedise, shërbime, transport dhe informacion për të gjithë kategoritë e personave me aftësi të kufizuara. Qëllim të cilin synon ta realizojë, nëpërmjet përmirësimit të nivelit dhe cilësisë së zbatimit të aksesueshmërisë në mjedise, transport, informacion dhe komunikim, në Bashkinë Tiranë dhe reduktimi i barrierave ekzistuese në mjedise, për të gjitha grupet e aftësisë së kufizuar.

Gjithashtu ky plan parashikon dhe garantimin e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në jetën publike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0