Në mbrojtje të investitorëve millienial - Business Magazine Albania

Në mbrojtje të investitorëve millienial

Uria e të moshuarve për të kritikuar ankesat e të rinjve është po aq e lashtë sa vetë civilizimi. “Rinia pa mjekër… nuk parashikon se çfarë është e dobishme, duke shpërdoruar paratë,” tha me zë të ulët poeti Horace, në shekullin e 15 para Krishtit. Këtë vit profesionistët me flokë të argjendtë të Wall Street kanë tkurrur entuziazmin për aksionerët e rinj, të cilët janë përpjekur të jenë në tregje në kohën e izolimit ekonomik.

Pas humbjeve të mëdha në këtë kohë krize, mund të duket sikur mësimi i vetëm është si të mos investosh. Megjithatë, të rinjtë po ndryshojnë mënyrën e funksionimit të financave  dhe shpesh për mirë. Çdo brez lë gjurmët e tij, por ata të moshës 56-74 vjeç, të njohur si baby-boomers, patën një ndikim të madh në tregjet e kapitalit të Amerikës. Falë rritjes së fortë ekonomike, rritjes së çmimeve të aseteve dhe pensioneve të majme, ata kanë grumbulluar kursime -mestarisht rreth 600,000 dollarë, të mbajtura si llogari pensionesh, automjete, etj, aksione dhe bono. Industria e menaxhimit të pasurive është ndërtuar rreth këtij mali parash.

Specialistët që drejtojnë pensionet, ofruesit e indeksit të tillë si Vanguard japin mundësi të gjurmohet tregu gjatë pushimit, dhe menaxherët e pasurisë ofrojnë shërbim të personalizuar dhe përfitime për të pasurit. Nuk është çudi që numri i vendeve të punës në financa është rritur me 31% që nga viti 1990. Në shikim të parë të rinjtë nuk duken sikur kanë para të mjaftueshme për të rikrijuar Ëall Street. Ata nën 35 vjeç kanë mesatarisht, vetëm 35,000 dollarë në pasuri financiare, dhe ata që kanë lindur midis 1981 dhe 1996 zotërojnë vetëm 7% të të gjitha pasurive të tilla në Amerikë, shumë larg nga 26% që baby boomers kishin grumbulluar në një moshë të ngjashme dhe 50% e pjesës që mbajnë tani. Duke u përballur me dy kriza ekonomike në rreth një dekadë, të rinjtë kanë më pak të ngjarë se paraardhësit e tyre të kenë një shtëpi ose një makinë. Gjysma e atyre nga mosha 18-29 thonë se kanë një perceptim pozitiv të socializmit, sipas Gallup, një firmë sondazhesh.

LEXO: Millenials zgjedhin punën dhe arsimin, jo më martesën dhe fëmijët

Megjithatë, shumica do të ndryshojë ndërsa të rinjtë i afrohen kulmit të fitimeve të tyre dhe boomers dalin në pension dhe vdesin. Në vitet e fundit grumbullimi i fondeve të pasurive të patundshme ka qenë relativisht i vogël, me rreth 1.3 dollarë dollarë çdo pesë vjet, ose 5% e pasurisë totale në Amerikë. Ky ritëm pritet të dyfishohet në një dekadë apo më shumë, ndërsa boomers fillojnë tu japin fëmijëve pasurinë e tyre me testament. Deri në vitin 2042 millenials pritet të trashëgojnë afërsisht  22 trilion. Të rinjtë janë gjithashtu adoptues të hershëm të teknologjive të reja dhe filozofive të investimeve. Në Amerikë rrjetet e pagesave digjitale të tilla si Venmo dhe Zelle dominohen nga përdorues të rinj ndërsa të moshuarit akoma shkruajnë në çeqe. Huabei, një shërbim kredie i themeluar në Kinë në 2014 nga Ant Group, një firmë fintech, tani ka një ushtri të gjerë përdoruesish – pionierët ishin të rinj që nuk mund të merrnin karta krediti ose hua bankare. Kursimtarët më të rinj amerikanë janë të lumtur duke përdorur robo-këshilltarë, të cilët automatizojnë investimet në një varg fondesh. Ndërsa teknologjia ka ulur koston e tregtimit, është bërë më e lehtë dhe më e lirë për ta edhe për të tregtuar aktive. Përkrahësit kryesorë të bumit të investimeve të qëndrueshme që ka kapur menaxherët e aseteve janë ata të moshës 24-39 vjeç. Më shumë se dy të tretat e këtyre kursimtarëve të rinj thonë se janë shumë të interesuar të kenë ndikim pozitiv social dhe mjedisor me investimet e tyre, krahasuar me rreth gjysmën e popullsisë së përgjithshme.

Disa firma të mëdha financiare janë gati  për ndërrimin e ardhshëm. Vitin e kaluar Morgan Stanley bleu Solium, një kompani fillestare që menaxhon opsionet e aksioneve dhe kapitalin e tyre, kryesisht për punëtorët e rinj të teknologjisë. Goldman Sachs bleu United Capital, një firmë këshilluese për investime e njohur për profesionistët e rinj. Por një pjesë e madhe e industrisë financiare, ende e dehur nga boomers, është e papërgatitur. Nëse ato firma duan të qëndrojnë në biznes, atëherë në vend që të qeshin pasi gjenerata e re eksperimenton me financat, ata duhet të mbajnë shënime.

THE ECONOMIST

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0