Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas 2016, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) publikoi një raport që tregon se femrat përballen me sfida gjigande në gjetjen dhe mbajtjen e një pune të denjë. Sot, femrat kanë një normë punësimi krahasuar me kontigjencën e tyre prej 46% krahasuar me rreth 72% që është ajo e meshkujve. Kjo përfaqëosn një përmirësim me vëtëm 0.6% që prej 1995-ës.
Raporti i femrave në pozicionet e larta drejtuesse rreth botës ka treguar pak përmirësim gjatë dekadave të kaluara, duke qëndruar te 22% aktualisht, sipas Grant Thornton. Fushat e industrisë ku femrat kanë më shumë mundësi për të aderuar në pozicionet më të larta menaxhuese janë edukimi dhe shërbimet sociale, së bashku me shëndetsinë. Në këto dy industri, 1 në 4 menaxherë të lartë është mesatarisht një femër. 33% e roleve që i përkasin drejtimit të lartë në industrinë e mikpritjes mbahen nga femrat, së bashku me 27% të tyren në sektorin e ushqimeve dhe pijeve.
Sektori i teknologjisë është kritikuar ashpër për predominancën e meshkujve në radhët e forcës punëtore gjatë viteve ku kërkimi i Grant Thornton zbulon se vetëm 19% e pozicioneve të larta në fushën e teknologjisë mbahen nga femrat. Nga fundi i 2004-ës, femrat mbanin më pak se një pozicion pune në sektorin e teknologjisë mes 5 të tillave në kompanitë Apple, Google, Facebook, LinkedIn, Yahoo dhe Twitter.
/Publikuar më parë nga Forbes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
