Në Britani, ju mund të porositni nje avion nga telefoni tuaj - Business Magazine Albania

Në Britani, ju mund të porositni nje avion nga telefoni tuaj


Këtë vit, në Britani pritet të fillojë për herë të parë një shërbim i ri fluturimi, i cili do i lejojë njerëzit të porositin një avion nga telefoni i tyre.

Ky shërbim do i lejojë klientët të porositin udhëtime për më pak se 55 paund, në varësi të numrit të njerëzve në bord. “Waves Airline”, do të fillojë fluturimet komerciale në Korrik nga ‘Channel Islands’, por krijuesi i tij shpreson se ky shërbim i ngjashëm me UBER-in të përdoret në të gjithë Anglinë.

Ky projekt ka kushtuar 5 milionë paund dhe 3 avionët 14- vendësh fillimisht do të përdoren për të transportuar pasagjerë. Sipas krijuesit të tij, në tremujorin e parë të vitit 2018 do të mund të bëjnë fluturime në vende si Marrakech, Paris apo në jug të Francës.

ne-britani-ju-mund-te-porositni-nje-avion-nga-telefoni-tuaj-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0