Ky shërbim do i lejojë klientët të porositin udhëtime për më pak se 55 paund, në varësi të numrit të njerëzve në bord. “Waves Airline”, do të fillojë fluturimet komerciale në Korrik nga ‘Channel Islands’, por krijuesi i tij shpreson se ky shërbim i ngjashëm me UBER-in të përdoret në të gjithë Anglinë.
Ky projekt ka kushtuar 5 milionë paund dhe 3 avionët 14- vendësh fillimisht do të përdoren për të transportuar pasagjerë. Sipas krijuesit të tij, në tremujorin e parë të vitit 2018 do të mund të bëjnë fluturime në vende si Marrakech, Paris apo në jug të Francës.

Burimi: acp.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto