Çmimi lidershipit The Tällberg / Eliasson Global, i quajtur kështu për nder të Jan Eliasson një nga diplomatët më të mirët globalë të epokës sonë, u jep mundësinë çdo vit udhëheqësve të shquar nga çdo vend dhe çdo disiplinë, puna e të cilit është inovative, e guximshme, e rrënjosur në vlera universale dhe globale në implikim.
Lexo: Jeni në gjurmët e një lideri? Ndiqni këto 3 shenja
Fituesit e çmimeve mund të nominohen nga kushdo, kudo dhe në fund të fundit janë zgjedhur nga një votim i fshehtë e një juri të përbërë nga liderë të shquar globalë.
Çdo fitues çmimi merr 50,000 dollarë, të mundësuara nga Fondacioni Stavros Niarchos. Gjithashtu, edhe nga një rrjet njerëzish, të cilët duan që të ndryshojnë shoqërinë tonë, t’i japin mundësinë që të zhvillohet.
Proçesi i nominimit:
- Proçesi i nominimit aktualisht është i hapur. Kushdo mund të nominojë një lider nga çdo shtet dhe në çdo fushë. Nomino të preferuarin tënd deri në 7 Maj.
- Juria: Një juri ndërkombëtare shqyrton nominimet gjatë verës dhe zgjedh njerëzit që, sipas gjykimit të tyre, pasqyrojnë më së miri llojet e liderëve që nevojiten sot.
- Fituesit: Fituesit do të ftohen në një festë të udhëheqjes globale në tetor, ku do të bashkohen me laureatët e viteve të kaluara, anëtarët e jurisë dhe liderët e tjerë globalë.
Nëse mendoni se një lider duhet të nominohet, klikoni KËTU
Antropologu Margaret Mead dikur ka shkruar, “Kurrë mos dyshoni se një grup i vogël qytetarësh të përkushtuar, të zhytur në mendime mund të ndryshojnë botën. Në të vërtetë, është e vetmja gjë që kam besuar gjithmonë”. Ju duket frymëzuese? Kështu shpresojmë! Por, nëse kjo shprehje nuk ju motivon, t’iu bëjë të hapni laptopin dhe të bëni nominimin tuaj, këtu janë 5 arsye pse duhet të nominoni një lider:
- Një shans për t’u anëtarësuar në një rrjetë të udhëheqësve globalë:
Do t’i jepni dikujt mundësinë për t’u bashkuar me një grup udhëheqësish që “përqafojnë” ndryshimin. Drejtuesit e angazhuar për krijimin e ndikimit të qëndrueshëm global.
- Ekspozimi juaj si një anëtar paneli:
Anëtarët e jurisë, liderët globalë në vetvete janë tërhequr nga një larmi e prejardhjes kombëtare, kulturore dhe profesionale. Puna e të gjithë kandidatëve kualifikues do të njihet nga ky grup udhëheqësish. Fituesit fitojnë mundësinë për të mësuar dhe bashkëvepruar me anëtarët e jurisë.
- Përfitimi financiar:
Çmimi i lidershipit The Tällberg / Eliasson Global është një çmim prej 50,000$. Këtë vit Fondacioni Tällberg do të japë tre çmime të tilla, për të inkurajuar fituesit të përpiqen për synime edhe më të mëdha në të ardhmen.
- Mbështetje në misionin e liderit për të ndryshuar botën:
Çmimi lidershipit The Tällberg / Eliasson Global, i quajtur kështu për nder të Jan Eliasson ish-Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Jan njihet si shembull i një drejtuesi me cilësi: Ai është inovativ, duke ndërmarrë rreziqe, bashkëpunues, bazohet në vlera dhe të orientohet drejt veprimit. Këto karakteristika duhet të vihen re edhe në deklaratat e liderëve të tjerë.
Lexo: Eksperienca, mentorimi dhe dështimet janë mësuesi më i mirë i një lideri
- Bashkojuni platformës për t’u bërë një influencër:
Fituesit e çmimit shpallen në Festimin vjetor të Liderëve dhe Udhëheqjes në bashkëpunim me një seminar mbi udhëheqjen globale. Vitet e fundit festivali është mbajtur në qytete të ndryshme, si: Stokholm në 2015, Amsterdam në 2016, Neë York në 2017, Mexico City në 2018 dhe Nairobi në 2019. Fituesit do të bashkohen me drejtuesit e tjerë në tetor, puna e të cilëve është pasuruar dhe avancuar nga bashkëpunimet e tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.