Ndryshimi midis shpenzimeve strategjike dhe jo-strategjike dhe pse ato janë të rëndësishme - Business Magazine Albania

Ndryshimi midis shpenzimeve strategjike dhe jo-strategjike dhe pse ato janë të rëndësishme


Kur vjen puna e të shpenzuarit para në biznesin tuaj, jo te gjitha shpenzimet janë të njëjta. Ka disa momente, ku një investim i vogël, mund të bëjë një kthim të kënaqshëm, si dhe raste kur një investim i madh mund të jetë një shpenzim i kotë parash. Suksesi qëndron në gjetjen e momentit dhe vendit të duhur për të kryer këto investime dhe kjo bëhet e mundur nëpërmjet ndjekjes së strategjive të caktuara.

Lexoni: Shqiptarët rrisin shpenzimet për kulturën

Shpenzimet strategjike

Një shpenzim strategjik, është një shpenzim i cili sjell fitim të menjëhershëm në biznes ose e mbron atë nga humbjet e mëtejshme. Shpenzime strategjike mund të quhen dhe shpenzimet që gjenerojnë të ardhura në një periudhë të dytë.

Shpenzime të tjera strategjike mund të quhen dhe mbrojtja e pronës intelektuale nëpërmjet regjistrimit ose krijimit të një patente. Shuma parash strategjike mund të shkojnë dhe për këshilluesit dhe trajnerët jashtë kompanisë suaj, ku ju do të keni mundësinë të kuptoni se cilat duhet të jenë objektivat e duhur, në mënyrë që kompania juaj të ketë sukses në treg, gjë e cila përkthehet dhë në gjenerime më të larta parash.

Shpenzimet jo-strategjike

Çfarë janë shpenzimet jo-strategjike? Marketing që nuk funksionon. Pjesëtarë skuadre që nuk janë produktivë e nuk sjellin diçka pozitive në mjedisin e punës. Shpenzime të kota që nuk ndihmojnë në zhvillimin dhe rritjen e produktivitetit të kompanisë.

Gjetja e balancës

Gjetja e balancës midis shpenzimeve strategjike dhe atyre jo-strategjike nuk është gjithmonë e lehtë. Duhet të jeni të qartë në objektivat tuaj, të cilët më pas duhet të ndiqen nga shpenzime strategjike që do të ndihmojnë në ecurinë e kompanisë. Nga ana tjetër, duhet të kemi kujdes dhe të jemi të vëmendshëm për çdo shpenzim të kotë e në momentin e identifikimit, të qenit strikt ndaj tyre është e rëndësishme.

Lexoni: 7 mënyra për të shmangur shpenzimet e tepërta gjatë festave të fundvitit

/inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0