7 mënyra për të shmangur shpenzimet e tepërta gjatë festave të fundvitit - Business Magazine Albania

7 mënyra për të shmangur shpenzimet e tepërta gjatë festave të fundvitit


Festat e fundvitit janë periudha më e bukur për çdonjërin prej nesh, por njëkohësisht është dhe periudhë kritike. Ne duam të gëzojmë miqtë dhe familjarët duke u bërë dhurata dhe shpenzimet mund të dalin jashtë kontrollit. Si mund t’i menaxhojmë shpenzimet, në mënyrë që janari të mos jetë muaj i vështirë?

Ja 7 këshilla të thjeshta, të cilat do t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll shpenzimet.

1-  Vendosni një buxhet

Para se të fillojë sezoni i blerjeve të pushimeve, vendosni sa para doni të shpenzoni. Mendoni nëpër të gjitha aspektet e ndryshme të blerjeve të pushimeve: dhurata, udhëtime, ushqime, dekorime. Ndani buxhetin tuaj në kategori të ndryshme: sa dëshironi të shpenzoni për dhurata? sa do të kushtojë udhëtimi? sa ngjarje speciale janë në kalendarin tuaj dhe sa do të kushtojnë? Dhe nëse buxheti nuk është i mjaftueshëm mendoni për gjërat nga të cilat do të duhet të hiqni dorë.

2-Jini të vetëdijshëm për shpenzimet përtej buxhetit tuaj

Nëse thjesht krijimi i një buxheti do të ishte e vetmja gjë e nevojshme për të na mbajtur brenda kufijve tanë të shpenzimeve, atëherë të gjithë ne padyshim do të ishim të vendosur që të vepronim në të njëjtën mënyrë përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në fundvit. Por ne e dimë shumë mirë, që edhe me buxhet të vendosur, shumë prej nesh shpenzojmë më shumë, për shkak të uljeve të mëdha në dyqane por edhe për shkak të gjithë atmosferës pozitive që krijohet për shkak të festave.  Ndaj, bëni shumë kujdes duke përcaktuar limitet rreth gjërave që janë vërtetë të vlefshme për ju dhe për ato që nuk përbëjnë prioritet.

3-Kufizoni dhurata për veten

Mes prirjeve më domethënëse të festave të fund vitit janë dhuratat për veten. Shumë njerëz trajtojnë veten e tyre me dhurata kur janë duke bërë pazar për të tjerët. Gati 60% e njerëzve tani janë ‘’vetë-dhurues’’ sipas Federatës Kombëtare të Shitjes me pakicë. Ndaj për të shmangur mbingarkesat e këtij sezoni pushimesh, kufizoni veten në këtë drejtim.

4-Vendosini herët për pritshmëritë për dhurata 

Nëse vendosni të shkurtoni numrin e dhuratave për Kritshlindje, është e rëndësishme t’I përcaktoni herët këto pritshmëri.

Për Shembull, fëmijët gjatë Krishtlindjeve mund të marrin: një dhuratë që duan, një dhuratë që u nevojitet dhe një dhuratë familjare. Është mirë që ata të parapërgatitën për vetëm një dhuratë. Të dy prindërit mund të bashkojnë dhënirën dhe paratë në këtë dhuratë.

E njëjta gjë ndodh edhe me familjarët. është mirë t’i informoni ata më  parë për vendimin tuaj dhe pse keni vendosur për këtë dhuratë.

Lexo: Si të menaxhoni shpenzimet tuaja?

5-Angazhohuni në taktika që mund ta bëjnë udhëtimin tuaj më të lirë

Për disa familje, një prej shpenzimeve më të mëdha përbëhet nga udhëtimi. Kjo veçanërisht kur familja është me disa fëmijë.

Shpesh udhëtimet janë të pashmangshme. Duhet të takojmë gjyshërit, të afërmit dhe në këtë rast dhe gjithçka na mbetet është të bëjmë mirë llogaritë me lëvozjen në mënyrë që shpenzimet e udhëtimit të jenë më të ulëta. Nëse është një rrugëtim i gjatë dhe me makinë, mund të merrni nga shtëpia ushqime të thata dhe ujë. Nëse ju duhet të merrni avion apo anije, vlen të prenotoni biletat sa më herët.

6-Ulni kostot e komoditetit

Po çfarë është në të vërtetë kostoja e komoditetit?! Sezoni i festave na largon nga ritmi i përditshëm familjar duke na ngarkuar me aktivitete dhe përgjegjësi shtesë. Ndaj, çmimi që jemi të gatshëm të paguajmë për komoditet fillon të rritet. Porosisim ushqim të shpejtë kur jemi me vonesë për një takim. Marrim një picë për fëmijët nëse duhet të jemi pjesë ë festën e punës. Përveç kësaj, e gjithë koha e kaluar për blerje shpesh çon në blerje të tjera të panevojshme.

7-Monitoroni shpenzimet

Një element i rëndëishëm për një administrim të mirë financiar është të ndiqni me kujdes shpenzimet tuaja çdo ditë. Kjo vlen për gjatë gjithë vitit, por është absolutisht thelbësore të rrisni vëmendjen ndaj shpenzimeve në fund të vitit. Për shkak të blerjeve shtesë gjatë sezonit, rëndësia e kujdesit të shpenzimeve gjatë muajit dhjetor nuk mund të anashkalohet. Kjo kërkon kohë dhe përpjekje shtesë. Por nëse arrini të kontrolloni shpenzimet tani, në janar do të falënderoni veten!

BecomingMinimalist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0