Ndryshime në Ligj! Ja si do të financohen ndërmarrjet e vogla e të mesme - Business Magazine Albania

Ndryshime në Ligj! Ja si do të financohen ndërmarrjet e vogla e të mesme

ndërmarrjet e vogla e të mesme

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Ekonomik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar projektligjin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”, me qëllim rritjen e mbështetjes së biznesit për të forcuar konkurrueshmërinë e tyre dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Deri më sot, ka pasur një interes të ulët në skemat e bashkëfinancimit të AIDA, për shkak të mungesës së informacionit nga bizneset, mënyra e aplikimit e cila ka qenë nëpërmjet postës dhe jo në formë elektronike, mungesa e shërbimeve mbështetëse për biznesin etj. Për këtë është vlerësuar shumë i nevojshëm rishikimi i kuadrit ligjor për mbështetjen e ndërmarrjet për të qenë koherent me nevojat e saj. Asnjë mbështetje financiare direkte nuk ekziston në formën e granteve për kërkime dhe zhvillim (R&D), për më tepër mungojnë programet për të financuar drejtpërsëdrejti bashkëpunimin e ndërmarrjeve dhe akademisë edhe pse si ndërmarrjet si organizatat kërkimore kanë të drejtë të aplikojnë për thirrje për propozime pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkim, Teknologji dhe Inovacion (të cilat janë të kufizuara në shumën e fondeve të ofruara për shkak të alokimeve të ulëta të buxhetit të shtetit)” shkruhet në relacionin e projektligjit.

Referuar draft Raportit të Monitorimit të SEE 2020 të RCC për vitin 2019-2020, raportohet se gjenden statistika të besueshme dhe gjithëpërfshirëse për kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin (R&D dhe Inovacion) në shtetet e rajonit si Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, ndërkohe që tre ekonomitë e tjera të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë-Herzegovinë) nuk kanë bërë asnjë përparim në këtë fushë.

Objektivat dhe rezultatet e synuara të projektaktit janë:

  • Rritja e  mbështetjes për NMVM-të me 50 %;
  • Rritja e aplikimeve për teknologji të reja nga zero aktualisht në 50 % brenda vitit 2022.
  • Rritja çdo vit e numrit të ndërmarrjeve të reja me, rritja e numrit të të punësuarve si edhe
  • Futja e instrumenteve të reja financiare me 10 % respektivisht për cdo tregues;
  • Rritja e shkallës e përthithjes së granteve me 100 % nga bizneset

Për herë të parë, mbështetja shtetërore për NMVM është e strukturuar në format si vijon:

  • Mbështetje financiare nga buxheti i shtetit
  • Mbështetje financiare nga donatorët vendas apo të huaj
  • Garanci shtetërore të huasë sipas ligjit në fuqi për borxhin dhe garancitë shtetërore, në zbatim të politikave të veçanta të Qeverisë, në përputhje me parimet dhe rregullat fiskale mbi qëndrueshmërinë e borxhit publik si dhe kufizimet e borxhit shtetëror dhe të garancive shtetërore të huave;
  • Shërbime publike për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme

Draft ligji përcakton detyrimin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve për të administruar një portal elektronik për instrumentet financiare të krijuara me fonde nga buxheti i shtetit dhe me donatorë.

Çdo institucion që ofron mbështetje financiare për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme ngarkohet që brenda 5 ditëve përpara filllimit të zbatimit të skemës të paraqesë një informacion pranë  AIDA.

Më këtë projekt-akt sigurohet dhënia e mbështetjes shtetërore nëpërmjet ofrimit të shërbimeve mbështetëse  do të konsistojë në:

  1. Sigurimin e informacionit
  2. këshillimit
  3. zhvillimit të biznesit
  4. trajnimit
  5. zhvillimit profesional apo ritrajnimit
  6. dhënien e shërbimeve metodologjike për ndërmarrjet si edhe personave fizikë që synojnë të krijojnë një ndërmarrje; si dhe
  7. çdo informacion tjetër për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve.

Në këtë projekt-akt janë llogaritur si kosto për buxhetin e shtetit kostot e parashikuara në Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027, për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, në formën e mbështetjes financiare (grante) dhe shërbime mbështetëse (trajnim, këshillim).

Në vitin e parë janë parashikuar kosto gjithsej 13 milionë lekë, e cila përfshin organizimin e ëebinareve për zhvillimin e “e-business”, krijimin e Sektorit të Trajnimeve pranë AIDA me 3 punonjës të rinj në strukturën e AIDA, zhvillimin e sistemit të parashikimit të aftësive për bizneset.

Në vitin e dytë janë parashikuar kosto gjithsej 99,3 milionë lekë,  e cila përfshin krijimin e portalit  për zhvillimin e e-business (nga AIDA), i cili do të ndihmojë bizneset në përzgjedhjen e formave më të mira të tregtisë elektronike dhe të biznesit elektronik (“e-commerce” dhe “e-business” solutions), grante për ofrimin e trajnimeve dhe mbështetje financiare për ndërmarrjet e sapokrijuara, grante për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, si edhe hartimin e raporteve vjetore për parashikimin e nevojave për aftësim nga bizneset.

Duke filluar nga viti i tretë deri në vitin e dhjetë janë parashikuar kosto gjithsej 93,3 milionë lekë, të cilat përfshijnë dhënien e mbështetjes financiare (grante) si edhe shërbime mbështetëse për biznesin.

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Ekonomik si përgjegjëse e hartimit të politikave mbështetëse për biznesin ka kuantifikuar përfitimet për bizneset në direkte (grantet) dhe indirekte (organizimi i trajnimeve, zhvillimi i aftesive etj).

Parimi i “Value for money” është përdorur për llogaritjen e efiçencës dhe efektivitetit maksimale për çdo lekë të planifikuar dhe shpenzuar nga buxheti i shtetit (me shkallën e përfitimit nga biznesi që pritet të jetë maksimale në 100 %).

/scan

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0