Ndjesia e fajit: e mirë apo e keqe? - Business Magazine Albania

Ndjesia e fajit: e mirë apo e keqe?

Sa herë keni dëgjuar ‘zërin e ndërgjegjes’ dhe jeni ndjerë fajtorë? Sa here ju kanë pushtuar mendjen mendime si? duhet ta kisha bërë këtë’, ‘nuk duhej ta thoja atë’, ‘pse mendova ashtu’, ‘pse veprova kështu’…

Por mos u shqetësoni, ndjesia e fajit është natyrale dhe mund të na ndihmojë të riparojmë dëmin që i kemi bërë vetes apo dikujt tjetër.

Përjetojmë ndjenja faji kur besojme se kemi bërë diçka të gabuar, ose kur mendojmë se nuk kemi vepruar si duhet. Faji shfaqet kur ne zhytemi në mendime se çfarë duhet të kishim apo nuk duhet të kishim bërë.

Në fakt, pavarësisht se ne mendojmë se faji shfaqet vetëm psikologjikisht, ai shfaqet edhe fizikisht; ndjesia e një lëmshi në fyt, rritje e rrahjeve të zemrës, frymëmarrje e shpeshtuar, apo fyt i thatë.

Ka dy lloje ndjesie faji: faj ‘i shëndetshëm’ dhe ‘ i dëmshëm’.

Ka edhe raste kur faji nuk shërben një qëllimi dhe mund të shkaktojë dëm në marrëdhëniet e punës. Atëherë mund të dalim në rezultate të gabuara për veten, mund të konkludojmë se jemi të papërgjegjshëm, të këqinj, apo egoistë.  Ose, kur pushimi nga puna vjen për shkak të rrethanave të jashtzakonshme (psh:covid19), dhe ne prapë fajësojmë vetveten.

Sigurisht që kur ndihemi fajtorë, dëshira e parë që kemi është e të bërit diçka për ta zhdukur këtë ndjesi të pakëndshme. Kështu hedhim sytë tek personat rreth e rrotull dhe kërkojmë konfirmimin e tyre që ne në fakt nuk kemi vepruar gabim, që ne kemi bërë zgjedhjen e duhur. Justifikimi i veprimeve tona me fjalë mund të merret edhe si reagim në mbrojtje të vetes.

Po faji i ‘shëndetshëm’?

Faji i shëndetshëm apo ‘i mirë’, nëse mund ta quajmë kështu, merr një formë tjetër; jostresuese për individin, madje motivuese. Psh, nëse keni një listë të gjatë punësh për të bërë, dhe ndiheni në faj nëse do të arrini t’i mbaroni, atëherë faji mund të shërbejë për t’u motivuar, për të punuar fort dhe për t’i përfunduar të gjitha. Ose, në rast se kemi mërzitur dikë , mund të filloni të bëni diçka për t’i ngritur humorin atij personi. Edhe kjo është motivuese.

Nëse ndjeheni në faj, bëni diçka, kërkoni falje nëse duhet, punoni fort nëse duhet, ndryshoni qasje nëse duhet, dhe nëse keni bërë gjithçka që mundeni, atëherë do të mund të jeni të qetë dhe të çliroheni nga ndjenja e fajit.

Mbi të gjitha kujdesuni për shëndetin tuaj mendor, këto ndjesi janë të përkohshme, janë me ne deri atëherë kur ne vendosim t’i përzëmë…

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0