Ndiqni emisionin Think Big me z.Vasil Naçi - Business Magazine Albania

Ndiqni emisionin Think Big me z.Vasil Naçi

Think Big

Nis sot edicioni i dytë i “Think Big”. Në Orën 20:15 në mediat tona sociale dhe në kanalin tonë në YouTube do të gjeni keni mundësinë të ndiqni episodin e parë.

Sipërmarrësi Vasil Naçi flet ekskluzivisht për Businessmag rreth sipërmarrjes, sfidave, mundësive dhe tregut të punës.

Think Big, do të sjellë në seritë e tij, personazhe të njohur, të cilët kanë shumë për të ndarë me ne rreth rrugëtimit të tyre dhe çdo sipërmarrje është e interesuar të dijë më shumë.

Emisioni me fokus Vasil Naçi përkon me pragun e nisjes së eventit të tij “Mjeshtëro Biznesin”.

Ndërsa ju ftojmë të ndiqni intervistën ekskluzive të Z. Naçi, ju kujtojmë se do të jemi pranë jush me disa personazhe të rëndësishëm. Pandemia na frenoi por nuk na ndali. Pas 6 serish, ku prezantuam sipërmarrës model, të cilët po ndikojnë në tregun e punës në vend, ne jemi sërish mes jush. Një format i ngjashëm, por më i pasuruar.

Na ndiqni tani në Youtube!

Gerti Boshnjaku, producent i “Think Big” thotë se në qendër të emisionit do të jetë një sipërmarrës, apo edhe një menaxher i kompanisë, ose një departamenti të caktuar. Krahas risive dhe modelit zhvillues që sjellin në treg, ne do të sjellim sfidat dhe mundësitë e tregut të punës. Madje nuk do të mungojnë edhe mundësitë konkrete të punësimit nga vetë kompanitë protagoniste në këtë emision. Çdo seri do të orientohet tek pasqyrimi i modelit të zhvillimit të një biznesi të suksesshëm, duke u orientuar edhe tek përballja me sfidat e rënda, siç ishin tërmeti dhe pandemia.

Do të fokusohemi njëkohësisht tek zhvillimi i njerëzve në profesione të caktuara, për të cilat ekziston kërkesë nga punëdhënësit. Trajtimi i njerëzve, mënyra se si zhvillohen tek ky biznes si dhe cilat janë mundësitë që shfaqen për punësim do të jenë pjesë thelbësore e programit.Inspirojmë dhe ndezim shpresën!

Sipërmarrësit shohin oportunitet në vështirësi. Kjo është një pjesë përbërëse e të qenit inovativ dhe kjo tregon një mënyrë se si, mbi vështirësi ngrihet shpresa për të kapërcyer pengesat.

Biseda me CEO / Drejtues, lidhur me faktin se si kompanitë e tyre u përballën me krizën. Cilat ishin mënyrat / taktikat që përdoren për ta kapërcyer atë. Si e shohin të bërit biznes në këto kohë?A kanë ndryshuar perspektivën e tyre dhe çfarë kanë ndryshuar në aspektin menaxherial të operacioneve?  Si mund të jenë më të përgatitur në të ardhmen? Sa i rëndësishëm ka qenë roli i lidershipit dhe marrja e vendimeve të duhura në këto situata? Çfarë mësimesh janë marrë nga sipërmarrësit?  Si e shikon sipërmarrësi të ardhmen? Cilat janë nevojat për burimet e reja njerëzore? A kanë ndryshuar kërkesat për profesione, me perspektivën e re të biznesit, etj.

Çfarë synojmë me këtë format?

Synojmë një format atraktiv që angazhon më shumë se thjesht sipërmarrësin /CEO-n.Gjatë një episodi tregojmë proceset reale të punës dhe njerëzit që merren me to në atë biznes.Duke ju njohur me sipërmarrjet apo sektorët që tregojnë qëndrueshmëri edhe në kohë krize dhe premtojnë të ardhme, tregu i punës mund të orientohet për të zhvilluar ato profesione apo zanate të kërkuara. Ndaj, me “Think BiG”, synojmë që jo vetëm të kaloni kohë cilësore, por edhe të informoheni për mundësi të reja direkt për ju.Regjistrohu në kanalin tonë në You Tube për të ndjekur episodet e reja. Programi do të transmetohet gjithashtu edhe në ThinkBig.al

https://www.youtube.com/watch?v=7IpNWcvfvaM

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0