Ndiheni në ankth? Ky ushtrim 5-minutësh do t'ju qetësojë - Business Magazine Albania

Ndiheni në ankth? Ky ushtrim 5-minutësh do t’ju qetësojë

Ndiheni në ankth dhe keni shqetësime ? Psikologia Kailey Spina Horan, ka krijuar një ushtrim të thjeshtë që mund t’ju ndihmojë të menaxhoni ankthet dhe shqetësimet tuaja. Duhen më pak se pesë minuta, dhe gjithçka që ju nevojitet është një laps dhe një letër.

  1. Gjeni burimin e shqetësimit tuaj.

Shqetësimi gjithmonë fillon me një mendim që Horan e quan “shkaku”. Kjo mund të jetë diçka si: “Po sikur dikush në familjen time të sëmuret?” “Po sikur të humbas punën time?” Ose madje, “Po sikur të kem një sulm paniku?” Identifikoni mendimin e parë që ju bëri të shqetësoheni. Shkruajeni.

  1. Vlerësoni shqetësimin tuaj në një shkallë nga 1 në 100.

Nëse 1 është një shqetësim i vogël dhe 100 është një shqetësim shumë i madh, cili është niveli aktual i shqetësimit tuaj? Shkruajeni atë numër.

  1. Mendoni për të gjitha arsyet e këtij shqetësimi.

Cila është më e keqja absolute që mund të ndodhë nëse arsyeja e shqetësimit tuaj realizohet? Çfarëdo që të jetë, shkruajeni.

Tani radhitni arsyet të cilat bëjnë që ju të keni të drejtë për tu shqetësuar, të gjitha faktet që mbështesin pikëpamjen tuaj më të errët për të ardhmen. Horan shpjegon se e kupton që kjo mund të duket si një ide e keqe – në fund të fundit, ju po përpiqeni të shqetësoheni më pak, jo më shumë, por kjo do t’ju japë mundësinë të bëni një hap prapa dhe të analizoni sa i vërtetë dhe realist është ky shqetësim.” Shkruajini këto prova.

  1. Tani mendoni për të gjitha arsyet për të cilat ju nuk duhet të shqetësoheni

“Merrni lupën tuaj zmadhuese psikologjike dhe filloni të inspektoni.” shkruan Horan. “Ashtu si një detektiv do të kërkonte fakte dhe jo mendime, ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë.”

A ka ndodhur më parë gjëja për të cilën ju shqetësoheni? Sa shpesh? Nëse ka ndodhur më parë, a keni qenë në gjendje ta përballoni? Si e bëtë?

Tani imagjinoni që një mik i mirë erdhi tek ju dhe ju tregoi juve këtë shqetësim të tij. Si do të përgjigjeshit? A do të thoni që miku juaj kishte të drejtë të ishte në ankth, apo do ta siguronit mikun tuaj dhe do ti thonit se cilido që do të ishte shqetësimi i tij, me shumë gjasa nuk do të ndodhte dhe se ai ose ajo do të ishte në gjendje të përballonte atë nëse do të ndodhte? Ndoshta do të sugjeronit disa gjëra praktike që shoku juaj mund të bënte për t’u përgatitur në rast se ngjarja e keqe do të ndodhte. Shkruani arsyet tuaja për të mos u shqetësuar dhe çfarë do t’i thonit mikut tuaj të shqetësuar.

  1. Rivlerësoni shqetësimin tuaj.

Tani, merrni parasysh përsëri: Sa të shqetësuar jeni në shkallën 1 deri në 100? Fakti që keni marrë disa minuta për të shkruar shqetësimet tuaja ka të ngjarë ta ketë ulur rezultatin. Nëse po, atëherë e shkëlqyeshme! Tani keni një mjet që mund ta përdorni përsëri në të ardhmen kur e gjeni veten të shqetësuar.

Po sikur të mos funksiononte për ju? Çfarëdo që të bëni, mos e shtoni atë në listën tuaj të gjërave për t’u shqetësuar, këshillon Horan. Në vend të kësaj, provojeni përsëri, por këtë herë ‘’rekrutoni’’ një mik të ngushtë ose të dashur për ta kaluar këtë sfidë me ju.

Hulumtimet psikologjike tregojnë se terapitë e sjelljes si kjo, mund të zvogëlojnë ankthin për shumicën e njerëzve. Pra, nëse kjo qasje e veçantë nuk funksionoi për ju, vazhdoni të provoni të tjera. Fakti është, ne nuk kemi nevojë të lejojmë që shqetësimet tona të rriten aq shumë, sa të na kontrollojnë, ne mund të bëjmë diçka për t’i zvogëluar ato.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0