Ndërthurja e traditës dhe modernes në botën e modës! - Business Magazine Albania

Ndërthurja e traditës dhe modernes në botën e modës!


Emri i projektit: Udruzene
Drejtues i ekipit: Nadira Skaljic Mingason
Vendi i origjinës: Bosnjë-Hercegovinë

Nadira Skaljic nga Bosnje-Hercegovina vjen me nje ide mjaft origjinale në programin Yunus Social Business. Në një intervistë me Business Magazine ajo tregon se si ka mundur të ndërthurë modernen dhe traditën në botën e modës. Nadira ka risjellë përsëri artin e thurjes me dorë për të prodhuar veshje të cilësisë së lartë për tregun ndërkombëtar.

1. Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj ?

Ne tashmë jemi një kompani e specializuar në prodhimin e veshjeve të modës, duke përdorur mënyrën tradicionale, atë të thurjes me dorë. Qëllimi ynë kryesor ka qenë të ndërthurim tradicionalen me modernen dhe deri tani kemi ngelur të kënaqur nga ecuria e biznesit. Këto produkte shiten në tregun ndërkombëtar të veshjeve të cilësisë së lartë.

2. Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben?

Promovimi i traditës së Bosnjë- Hercegovinës dhe transmetimi te brezi i ri i kësaj kulture mbetet baza e idesë sonë fillestare. Siç e thashë më parë këto produkte shiten në tregun ndërkombëtar dhe qëllimi ynë është punësimi dhe përfitimi i sa më shumë njerëzve nga ky biznes.

3. Hera e parë në një Akselerator? Si arritët deri këtu?

Po është hera e parë për mua që marr pjesë në një program të tillë. Unë u njoha me Yunus Social Business nëpërmjet një gazetareje franceze që e takova në Sarajevë. Ajo ishte pjesë e një projekti të quajtur “Citizens”, që merrej me promovimin e sipërmarrjes tek të rinjtë në rajonin e Ballkanit. Ishte një rastësi e këndshme që u njoha me këtë program kaq të vlefshëm.

4. Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga ky Accelerator?

Unë kam mësuar shumë nga ky program akselerimi i mundësuar nga Yunus Social Business. Arsyeja që mora pjesë në këtë akselerator ishte të përmirësoja dhe zhvilloja më tej biznesin që kam ndërmarrë. Bashkëpunimi me Yunus Social Business e ka futur organizatën në një fazë të dytë. Kjo fazë mund të konsiderohet si më kryesorja, pasi lidhet me nxjerrjen e një bilanci pozitiv që shpresojmë ta arrijmë.

5. Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?

Nadira-Skaljic-Mingason-businessmag

Një mundësi mjaft e mirë për t’u zhvilluar dhe gjithçka ka ndodhur në vendin dhe momentin e duhur.

6. Nëse arrini të merrni investim, keni bërë plane për çfarë do ta përdorni këtë vlerë?

Plani ynë kryesor është që të rrisim kapacitetet tona të prodhimit. Kjo do të thotë trajnimi i më shumë femrave për të thurur me dorë nga e gjithë Bosnje-Hercegovina. Ka shumë femra të papuna në Bosnjë- Hercegovinë që janë të interesuara për këtë traditë kaq të bukur. Hyrja në tregje të reja, rritja e shitjeve dhe gjetja e më shumë klientëve qëndrojnë në planet tona. Gjithsesi na duhen investime të reja për të realizuar këto synime.

7. Ku e shikoni biznesin tuaj pas 6 muajsh? Po pas 1 viti?

Kjo është një kohë relativisht e shkurtër. Gjithsesi qëllimi ynë primar mbetet rritja e kapaciteteve të prodhimit dhe rritja e shitjeve të produkteve tona.

8. Do ia sugjeronit të rinjve të tjerë pjesëmarrjen në akseleratorë të tillë?

Sigurisht, ky ishte një program mjaft i vlefshëm për kompaninë tonë. Unë do t’ju thosha të rinjve që të kenë besim në aftësitë e tyre dhe të ndjekin atë çka duan të bëjnë. Gjithashtu do shtoja që mos të kenë frikë nga gabimet dhe të jenë gjithmonë në kërkim të dijeve dhe njohurive të reja.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 29 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0