Ndërpritet grumbullimi i qumështit nga 18 Marsi

Ndërpritet grumbullimi i qumështit nga 18 Marsi


Kishin paralajmëruar ndërprerjen e grumbullimit të qumështit dhe kanë vendosur ta nisin nga dita e Hënë, 18 Mars. Lajmi bëhet i ditur nga Albanian Food Industry (AFI).

Në njoftimin e saj, AFI thekson se, “Në mungesë të një zgjidhje nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë grumbulluesit dhe agropërpunuesit në mbështetje të prodhuesve bujqësorë, do të ndërpresin grumbullimin e qumështit për tre ditë, duke filluar që nga dita e hënë, datë 18 Mars 2019″.

Kjo masë është një akt demonstrues kundër ngërçit të krijuar për TVSH-në e produkteve primare bujqësore, pasi ndryshimet në ligj do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cënuar sigurinë udhqimore.

Sipas agropërpunuesve, kauza e grumbulluesve dhe agropërunuesve është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën. Kjo është edhe arsyeja e shtyrjes së afatit për mosgrumbullimin e qumështit në datën 18 dhe ditët në vijim” – e përfundojnë deklaratën e tyre.

Lexo: Rimbursimi i TVSH vetëm 6%, fermerët derdhin qumështin në rrugë

Nga 1 Janari, rimbursimi i TVSH për qumështin  do të jetë 6% dhe jo 20 %.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0