Nga zona të ndryshme të vendit ata kanë protestuar në Lushnjë kundër skemës së re të kompesimit të prodhimeve bujqësore. Përmes protestës ata i kërkojnë qeverisë të mos e ulë rimbursimin e TVSH-së nga 20 në 6% për produktet primare bujqësore. Në shenjë proteste fermerët derdhën qumështin dhe hodhën perime të freskëta përgjatë rrugës, tek Rotondo e Savrës. Ministria e Financave, fermerët dhe agropërpunuesit janë prej fillimit të vitit në debatin e ndryshimit të TVSH-së.
Lexo:Agropërpunuesit kërcënojnë se nuk do të blejnë më qumësht tek fermerët, nëse nuk rishikohet TVSH
Pak ditë më parë, përpunuesit e qumështit paralajmëruan se pas datës 14 mars nuk do të blejnë më qumësht tek fermerët. Sipas tyre, me rimburisimin 6% të TVSH-së fermerëve, barra tjetër e TVSH-së bie mbi përpunuesit. Ndërkohë, një ditë më parë, ministrja e Financave ka bërë të ditur se taksa nuk do të rishikohet.