Disa nga aplikacionet dhe faqet më të mëdha në botë, përfshirë Amazon, Google, Snapchat, Roblox, Fortnite dhe Canva, janë goditur nga një ndërprerje masive e internetit.
Sipas faqes për ndjekjen e shërbimeve online, Down Detector, problemet filluan rreth orës 9:00 të mëngjesit sipas orës Qendrore Europiane (CEST) të hënën.
Shkaku kryesor dyshohet të jetë një problem në Amazon Web Services (AWS), infrastruktura që mbështet shumë pjesë të internetit global dhe ofron klientëve servera, bazat e të dhënave dhe hapësirë ruajtjeje pa pasur nevojë të ndërtojnë vetë infrastrukturën.
Në faqen e saj të statusit, AWS raportoi “rritje të shkallës së gabimeve” dhe vonesa në “shumë shërbime AWS”. Kompania theksoi se do të ofrojë një përditësim brenda 45 minutave, ose më shpejt nëse do të ketë informacione të reja për t’u ndarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto