Nuk është hera e parë që manjati Amerikan i biznesit njëkohësisht dhe kandidat për President të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tërheq vëmendjen e publikut botëror me propozimet e tij të çmenduara në kuadër të fushatës zgjedhore.
Pasi propozoi ndalimin e hyrjes së muslimanëve në SHBA, figura kontroverse e Trump u vu në qendër të debateve, madje u kritikua ashpër edhe nga shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg.
Tani ai ka një tjetër propozim, ndalimin e aksesit të internetit për të luftuar Shtetin Islamik (ISIS). Mbase ai mendon se kjo gjë është kaq e lehtë saqë mjafton Bill Gates të heqë kabllin nga porta e një routeri.
Gjatë debatit Presidencial të së Martes, ai propozonte ndalimin e disa fraksioneve të internetit për të luftuar ISIS, por që nuk ofroi asnjë ide sesi do të implementohej kjo masë më specifikisht.
Një nismë e tillë në të vërtetë nuk është e padëgjuar më parë. Rast konkret ishte Egjipti ku u ndalua aksesi në internet në 2011-tën nga regjimi dikatorial në pushtet. Plot 3,500 kalime BGP u bllokuan.
Ndërsa në Egjipt-in e 2011-tës IP adresat u bënë të paarritshme nga jashtë, implementimi i një mase të tillë ndaj ISIS në Lindjen e Mesme është sfidë më vehte shkruante media amerikane ABCNews duke u bazuar në disa qëndrime ekspertësh.
Robert Siciliano, një ekspert sigurie pranë Intel tha për ABCNews se ndërprerja e një segmenti të internetit nuk nxjerr jashtë funksioni terësisht rrjetin botëror. Në një formë apo tjetër, ISIS do e gjente një mënyrë për të hyrë online.
/PCWorld Albanian/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto