Ndalohet shitja e iPhone në Gjermani. Apple tërheq modelet e vjetëra

Ndalohet shitja e iPhone në Gjermani. Apple tërheq modelet e vjetra


Apple është urdhëruar të heqë disa modele të iPhone nga dyqanet e saj në Gjermani për shkak të mosmarrëveshjes me patentë me gjigantin Qualcomm.

Një vendim gjykate në Mynih më 20 dhjetor zbuloi se Apple kishte shkelur patentat për teknologjinë e kursimit të energjisë.

Të enjten Qualcomm ka paguar një bono prej 1.3 miliardë dollarësh (£ 1.2bn), duke autorizuar ndalimin  e shitjeve të modeleve të iPhone 7 dhe 8. Financimi shkon për dëmet që i janë bërë Apple nëse krijuesi i iPhone fiton ankesën e tij kundër urdhërit.

Rasti gjerman është përpjekja e tretë e Qualcomm në bllokimin e shitjes së iPhones. Krijuesi i çipeve me bazë në Kaliforni ka bërë kërkesa për shkelje të patentës kundër Apple në SHBA dhe Kinë.

Modelet iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR do të jenë ende në dispozicion në dyqanet e Apple dhe nga shitësit e tjerë.

Qualcomm gjithashtu ka hedhur në gjyq Apple edhe në SHBA, duke e akuzuar atë për shpërndarjen e teknologjisë së saj me furnizuesit rivale.

Firmat e teknologjisë shpesh zgjedhin të luftojnë në Gjermani, krahas tregjeve kryesore si Kina dhe SHBA, sepse sistemi i gjykatës gjermane rregullon më shpejt patentat sesa në shumë vende të tjera. Gjithashtu mund të jetë më e lehtë për të marrë një urdhër që bllokon shitjet e mëtejshme në Gjermani.

Gjermania është gjithashtu tregu më i madh në Europë, me potencialin për të patur një ndikim të madh në vendet e tjera brenda BE.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0