Ndahen çmimet ballkanike në industrinë e turizmit. Nga Shqipëria vlerësohen disa biznese - Business Magazine Albania

Ndahen çmimet ballkanike në industrinë e turizmit. Nga Shqipëria vlerësohen disa biznese

çmimet ballkanike

Gjatë muajit Dhjetor u mbajt në Sofje të Bullgarisë edicioni i VII-të i Çmimeve Ballkanike të Industrisë së Turizmit (BATI). Eventi zhvillohet nga kompania Vip Comunication, e cila zhvillon disa aktivitete të përmasave ndërkombëtare e kombëtare, duke evidentuar subjektet më të spikatura në industrinë e turizmit, në sektorin e pronave të patundshme, bizneseve “luxury”, sipërmarrjeve mjekësore e atyre të shëndetit etj.

Në eventin e rëndësisë së veçantë, ishin të pranishëm autoritete të larta të turizmit, kryetarë të shoqatave të turizmit, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe gazetarë të mediave të njohura.

Shqipëria ishte për herë të parë në këtë event.

Travel Magazine ishte pjesë e kësaj fushate mediatike, si media partner i edicionit të VII-të, për trevat shqipfolëse ne rajonin e Ballkanit. Ajo u nderua me çmimin special të edicionit, atë të promotorit për turizmin e qëndrueshëm.

Lexo: 10 objektivat që sipërmarrësit duhet të kenë këtë Vit të Ri

Nevila Dudaj, administrator e Hotel Adriatik, u vlerësua si individ. Ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka një agjensi udhëtimi dhe punon për tregun shqiptar dhe atë të Ballkanit. Në këtë event u vlerësua edhe “Te Stela Resort”, “Morina Palace” në Dhërmi dhe “Pinea Resort” në Malin e Robit.

Nga Kosova u vlerësua me çmim sipërmarrjet turistike “Emerald Hotel,  dhe nga Maqedonia e Veriut “G Hotel”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0