Gjatë muajit Dhjetor u mbajt në Sofje të Bullgarisë edicioni i VII-të i Çmimeve Ballkanike të Industrisë së Turizmit (BATI). Eventi zhvillohet nga kompania Vip Comunication, e cila zhvillon disa aktivitete të përmasave ndërkombëtare e kombëtare, duke evidentuar subjektet më të spikatura në industrinë e turizmit, në sektorin e pronave të patundshme, bizneseve “luxury”, sipërmarrjeve mjekësore e atyre të shëndetit etj.
Në eventin e rëndësisë së veçantë, ishin të pranishëm autoritete të larta të turizmit, kryetarë të shoqatave të turizmit, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe gazetarë të mediave të njohura.
Shqipëria ishte për herë të parë në këtë event.
Travel Magazine ishte pjesë e kësaj fushate mediatike, si media partner i edicionit të VII-të, për trevat shqipfolëse ne rajonin e Ballkanit. Ajo u nderua me çmimin special të edicionit, atë të promotorit për turizmin e qëndrueshëm.
Lexo: 10 objektivat që sipërmarrësit duhet të kenë këtë Vit të Ri
Nevila Dudaj, administrator e Hotel Adriatik, u vlerësua si individ. Ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka një agjensi udhëtimi dhe punon për tregun shqiptar dhe atë të Ballkanit. Në këtë event u vlerësua edhe “Te Stela Resort”, “Morina Palace” në Dhërmi dhe “Pinea Resort” në Malin e Robit.
Nga Kosova u vlerësua me çmim sipërmarrjet turistike “Emerald Hotel, dhe nga Maqedonia e Veriut “G Hotel”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto