NASA miraton fluturimin e parë hapësinor me një raketë amerikane SpaceX

NASA miraton fluturimin e parë hapësinor me një raketë amerikane SpaceX

SpaceX

NASA miratoi lëshimin në hapësirë, për në 27 maj, të dy astronautëve me një raketë të kompanisë së Elon Musk, SpaceX, që shënon edhe një hap të rëndësishëm drejt shkëputjes nga varësia ruse që nga viti 2011.

“Rishikimi i gatishmërisë së fluturimit ka përfunduar! Misioni i NASA’s SpaceX Crew Dragon është gati për të vazhduar drejt ngritjes”, shkruajti agjencia hapësinore amerikane në Twitter. “Të gjitha sistemet dhe nënsistemet janë vlerësuar dhe në fund ne i dhamë dritën jeshile”, tha Jim Bridenstine, kreu i NASA-s, gjatë një konference virtuale për shtyp.

Lexoni: Marina amerikane teston lazerin, që shkatërron aeroplanët në fluturim

Astronautët Robert Behnken dhe Douglas Hurley kanë qenë në karantinë të rreptë që nga 13 maji, por izolimi i tyre ka filluar që në mes të marsit. Ata janë testuar dy herë për koronavirusin e ri dhe thuhet se do të testohen sërish para nisjes.

Do të jetë hera e parë që astronautët amerikanë nisen drejt hapësirës nga territori i SHBA-së, që nga ndalimi i anijeve hapësinore në vitin 2011. Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar miliarda dollarë vitet e fundit në SpaceX dhe Boeing në përpjekjet për të rifituar aftësinë, për të dërguar astronautë në hapësirë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0