Marina amerikane teston lazerin, që shkatërron aeroplanët në fluturim

Marina amerikane teston lazerin, që shkatërron aeroplanët në fluturim

Marina amerikane

Anija amfib e transportit USS Portland kreu një test të armëve lazer me energji të lartë në Oqeanin Pacifc më 16 maj të vitit 2020.

Një anije luftarake e Marinës amerikane ka testuar me sukses një armë të re lazer të energjisë së lartë, që mund të shkatërrojë aeroplanin në mes të fluturimit, tha në një deklaratë Flota Paqësore e Marinës.

Fotografitë dhe videot e siguruara nga Marina, tregojnë anijen e transportit amfib të USS Portland, që ekzekuton provën e parë me këtë lazer të avancuar, i cili mund të çaktivizojë një aeroplan të telekomanduar ajror. Imazhet tregojnë lazerin që lëshohet nga kuverta e anijes luftarake. Dhe godet dronin, i cili merr flakë.

Marina nuk dha një lokacion specifik të testimit së sistemit demonstrues të armëve lazer (LWSD), duke thënë vetëm se ajo ndodhi në oqean Paqësor më 16 maj. Fuqia e armës nuk u bë e ditur, por një raport i vitit 2018 nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike thoshte se pritej të ishte një lazer 150 kilovatësh.

Lexoni: Elon Musk synon që SpaceX të lançojë gjeneratën e ardhshme të teleskopëve hapësinorë

“Duke kryer teste të avancuara në det, ne do të fitojmë informacion të vlefshëm për aftësitë e Demonstruesit të Sistemit të Laserëve të Armëve kundër kërcënimeve të mundshme,” tha në deklaratë kapiteni Karrey Sanders, oficeri komandues i Portland. “Me këtë aftësi të re të përparuar, ne jemi duke ripërcaktuar luftën në det për Marinën.”

Marina thotë se lazerët, të cilët i quan armë të drejtuara energjetike (DEW), mund të jenë mbrojtje efektive kundër droneve ose anije të vogla të armatosura.

Në vitin 2017, CNN mori pjesë në një stërvitje live me zjarr të një arme lazer 30 kilovat, në bordin e anijes së transportit amfib USS Ponce në Gjirin Persik. Në atë kohë, nënkoloneli Cale Hughes, një oficer i sistemit të armëve lazer, përshkroi se si funksiononin lazerët.

“Hedhim një sasi masive të fotoneve në objektin që është duke na u afruar,” tha Hughes. “Ne nuk shqetësohemi për erën, nuk shqetësohemi për diapazonin, nuk shqetësohemi për asgjë tjetër. Ne jemi në gjendje t’i angazhojmë objektivat me shpejtësinë e dritës.”

Anija Ponce u tërhoq nga shërbimi më vonë, gjatë vitit 2017.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0